Një jetë e tërë e ndërtuar me këtë familje. Me zemër të thyer e them se që nga sot më nuk do të djersiti fanelën e kësaj skuadre të madhe. Por, me krenari e pranoj se do të vazhdojë të jem tifoz i flaktë i ekipit të zemrës.Sporti është profesion i çmuar, prandaj duajeni, respektojeni.Keto ngjyra për ne janë jeta jonë, respektojeni, ne do t’ju duam.Besoj kam dhënë gjithçka nga vetja edhe atëherë kur nuk kam mundur të jap. Krenari për mua është vlerësimi i secilit sportëdashës, e në veçanti nga tifozët e ekipës së zemrës.
Faleminderit Zotit që më dha mundësinë të jem futbollist.
Feleminderit të gjithë juve që kontribuat në karrierën time. Ju jam mirënjohës pa masë: familjes, “Skifterave”, trajnerët , bashklojtarët dhe të gjithë ju që në çfarëdo mënyre kontribuat në ngritjen time.
Futbolli më ka shëruar shumë plagë!
Ehhh, sa herë kam ardhur duke qarë në stadion e jam kthyer duke qeshur.
FALEMINDERIT FUTBOLL.
Fitoret janë më të ëmbla, kur sfidat janë më të vështira.