Futboll

Ylber Kastrati përshëndetet nga futbolli aktiv si lojtarë

Ylber Kastrati ndahet nga të qenit lojtar aktiv

Pas më tepër se dy dekada, Ylber Kastrati i ka dhënë fund karrierës së tij prej futbollisti, duke lënë pas një karrierë të begatshme.

Ai ka përzgjedhur ndeshjen e dy rivalëve lokalë, Gjilani – Drita që t’i jap fund karrierës. Ylber Kastrati, gjatë karrierës së tij ka veshur petkun e të dy ekipeve gjilanase, si të Dritës ashtu edhe të Gjilanit, duke qenë shtyllë e mbrojtjes së këtyre dy ekipeve.

Fillimisht, kur ishte në moshë më të re, Ylber Kastrati kishte luajtur për Dritën, më pas kaloi te Gjilani duke u bërë edhe kapiten i këtij ekipi deri në ndeshjen e kaluar ndaj Ulpianës, kur për herë të fundit kishte vënë shiritin e kapitenit në krah.

Sot, Ylber Kastrati, para ndeshjes Gjilani – Drita është nderuar me mirënjohje e dhurata nga drejtues të Gjilanit, por edhe nga kryetari i komunës, Alban Hyseni, kurse ai është përshëndetur me futbollistët e të dy ekipeve.

Ylber Kastrati do të mbahet në mend si një lojtar i paepur në fushë, luftëtar i madh, por gjithnjë në suaza të lojës sportive dhe si një kapiten i vërtetë, andaj atij i dëshirojmë çdo të mirë në jetë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like