Nesër skuadra FC DRITA në kuadër të UEFA Conference League takohet me skuadrën e madhe holandeze AZ Alkmaar.
Një ditë para përballjes kryetrajneri, Zekirja Ramadani para mediave u shpreh optimistë.
Drejtuesi i FC Drita Zekirja Ramadani tha : “Nëse nuk do ishim të gatshëm nuk do kishim arritur këtu ne kemi qenë të gatshëm çdo takim kemi dhënë maksimumin, ne si staf duke analizu kundërshtarin duke dhënë informata tek futbollistët dhe duke bërë analizën edhe këtë ndeshje mendoj se ekipi është shumë i gatshëm për të dhënë maksimumin. Duhet të kemi shumë disiplinë taktike ekipi është mjaft i motivuar është një garë ku kemi 8 pikë pas 4 ndeshjeve dhe shpresojë të vazhdojmë ecurin pozitive dhe normal me një fitore mund të jenë kejt ndryshe pas asaj fitore por e para duhet të kemi shumë disiplin taktike mbrenda në fushë dhe secili futbollist do të jap çdo atom mbrenda në fushë.
Asnjëher nuk jam frikuar nga presioni, të luftojmë për fitore sa i përket motivimit nuk kam humbur asnjë fjalë për të motivuar ekipin falë drejtuesve ata nuk më lënë të flas për ta sepse ata nuk e lënë ekipin pa një premio të madhe që do jetë edhe një motiv shtesë por gjithmonë kërkoj nga unë dhe futbollistët që objektivi jonë të jetë i pamposhtur objektivi do jetë të luftojmë çdo pozicion të dyfishojmë në çdo pozicion që në fund edhe me një barazim do ishim shumë të kënaqur.
Duke u bazuar në analiza që kemi bërë me stafin teknik, shpresojë që nesër të japim maksimumin dhe të dalim të pamposhtur” deklaroi trajneri Ramadani.





