Libri

ZËRI I PASQYRËS

Muhamet Halili

ZËRI I PASQYRËS

Një fustan i kuq, i dizajnuar për të nxjerrë në pah vithet, e po ashtu për t’i ngjeshur gjinjtë dhe ngritur përpjetë, kishte pothuajse një javë që e kishte nxjerrë nga gardëroba dhe lënë “pending”, varë në derën e dollapit, për ta veshur në këtë ditë të shumëpritur.
Çdo datë e caktuar ka rëndësinë e saj, qoftë ditëlindje, fejesë, martesë… por, asnjë, nuk krahasohet me ditën e veçantë kur është këmbyer për herë të parë fjala hyjnore “të dua”, e pastaj dhënë a marrë puthja e zjarrtë, e veçmas nëse ajo ka trasuar rrugën drejt shtratit.
Në rastin e Rritës, rrethanat ia bënin çdo gjë të ishte më e veçantë, andaj edhe dita e sotme, përvjetori i parë, ishte ditë që mund të futet në kalendarin e ditëve të papërsëritshme, andaj do të duhej të ishte çdo gjë e përkryer.
Kjo ditë nuk ishte thjeshtë shënim i një përvjetori, por një dëshmi e vazhdimit të betejave karshi paragjykimeve, jo tolerancës, urrejtjes, diskriminim…, ndaj jonjerëzores! Ditë që rikujton betejat e luftës ndaj stigmës shoqërore.
Rritës, kjo ditë ia sillte në kujtesë edhe fuqinë që i shpërtheu nga gjoksi, për, siç thuhet me metaforë: – “të daljes nga dollapi”, një ditë që risjellë kujtimet e betejave për një frymëmarrje të lirë, pas ngufatjeve të shumta, për një dashuri që nuk duhej të ishte e ndaluar. por e bekuar, si të gjitha të tjerat…!
Telefonata që mori mbrëmë ishte e shkurt dhe e qartë, por sa një roman në domethënie.
– Nesër, fiks në mesditë, do t’i bie ziles “syn”, e kur të ma hapësh derën, dua të të shoh si engjëll në atë fustanin e kuq, që ta çmendesh edhe më, një të çmendure skajshmërisht ashtu siç jam!
– Të puth, – ishte fjala dehëse, e thënë dy herë, para se të mbyllej lidhja.
E ulur në shtrat, pasi e përzuri gjumin më herët se zakonisht, i hapi krahët përpjetë sikur donte të gufonte, apo përmes gjestit të tillë të thoshte : – “Ah, sa e lumtur jam!”, për t’u kthyer kah dritarja që t’i falte buzëqeshje rrezeve të diellit të sapodalë, që kishin gjetur të çarat e perdeve për të ngulmuar drejtë një trupi pothuajse lakuriq.
Ani se kishte të veshur një këmishë nate, ëndrrat e kishin shkujdesur, sa që njëra cicë e eksituar i kishte dal tërësisht jashtë. Qeshi me veten kur instinktivisht, në vend se ta fuste atë nën këmishë, dora i shkoi te tjetra, për ta nxjerrë jashtë, ani se këtë e bëri me pak vështirësi pasi një fije peri e kishte bllokuar ca vrimën e kopsës, e cila i bëri naze gjatë zbërthimit.
Tani me gjinjtë në fushë, sërish iu fal rrezeve, por vetëm për pak, pasi reagoi çuditshëm, sikur të mos ishin të saja dhe të kishte përgjegjësi për to, pasi në mënyrë refleksive i mbuloi me duar për aq sa mundej, për shkak shuplakave të vogla!
Mbylli sytë dhe filloi ta tundë kokën në mënyrë ritmike dhe duke e nxjerrë një “ëëmm…” gojëmbyllur, bëri të kuptohej se iu dorëzua melodisë që prodhohej e ndjehej në trurin e saj.
Ndonëse duart kishin akoma atë pozicion të mbulimit të gjinjve, për të mos u parë, nën një ritëm të tillë, deshifroheshin ndryshe, jo për t’i mbajtur larg syve të rrezeve, por për t’i mbushur duart përplot!
Dikur, u ndalë së vallëzuari në mendje dhe hapi sytë. Qëndroi për pak sekonda pa lëvizur, mori frymë thellë dhe duke i ndrydhur lehtas gjinjtë për pak sekonda, i futi ato ngadalë brenda këmishës, njëherë njërën, e pastaj tjetrën, për t’u ngritur e ecur si me hapa në ajër, në drejtim të banjës.
Ulur në guacë i bëri matje shiritit të brekëve nga zogu në zogun tjetër të këmbës, që ishin bërë si të ishin vijë finishi e ndonjë gare, nga të cilat u lirua, duke ngritur njërën këmbë, e pastaj me tjetrën i fërfëlloi drejt e në shportë. Fytyrës i rrëshqiti një gëzim, e mbulimi me të dyja duart sikurse po turpërohej nga diçka, e bënte të qartë situatën se ajo po ngacmohej nga një kujtesë e pistë,por e ëmbël…!
Me që tani kishte vetëm këmishën e natës në trup sikur e ndjeu nevojën për t’u liruar edhe nga ajo. Aq më parë kur këmisha, dy kopsat e vetme nuk i kishte më të mbërthyera, gjinjtë liridashëse nuk iu bindeshin qëndrimit nën butësinë e atij mëndafshi prej pambuku, por donin të tundeshin të lira, si shamia kur valon në dorën e një valltari. Zaten, kur Rrita ishte vetëm, asaj i pëlqente të rrinte krejtësisht lakuriq, sidomos kur pikturonte, e ndjente vetën më kreative dhe më produktive.
Rubinetin e rregulloi asisoj që ta rridhte ujin me nxehtësinë që e preferonte, ndërsa pasi hodhi në vaskë, shampon dhe disa pika aromatizues, u ulë në këndin e saj dhe derisa gishtërinjtë i notonin si lopatë varke në ujë, për të bërë valë shkume, me mendje u tretë gjetiu…
Se si futet një femër në vaskë nuk është veprim dosido, por është art në vete. Shembulli më i mirë konfirmues është rasti i Rritës, e cila i dha kuptim edhe të dhënës se, pse edhe sekonda, ndahet në njësi më të vogla!
Futi njërën këmbë në ujë pastaj edhe tjetrën për t’u ulur ngadalë, fillimisht mbi shtresën e shkumës së krijuar e pastaj edhe mbi ujin e ngrohtë derisa ia pushtoi çdo pjesë që binte në kontakt me të. Shtriu ngadalë këmbët para, e pastaj tërhoqi trupin pas, deri sa u zhyt e tëra përveç kokës që mbështeti në pjesën e vaskës, ku forma e determinonte të ishte e destinuar për kokë.
Megjithatë, jo vetëm koka i mbeti pa u zhytur, andaj mori shkumë me duar për t’i mbuluar pjesët e pambuluara. Vetëm thimthat nuk iu binden pasi fortësia e tyre po i shpërthente flluskat.
Uji i ngrohtë po i hapte poret në çdo pjesë të trupit që edhe pse dukej në shikim të parë se po i pushonte qetësisht nën ujë, nuk kishte qetësi dhe kjo kuptohej nga frymëmarrja e saj dhe mendja e tretur. Shpeshherë vaska ishte vendi ku fshihej e meditonte, në kërkim të përgjigjeve për çdo dilemë!
Lojës me shkumë i dha fundi pasi futi edhe duart nën ujë dhe nuk shihej më veprimi i tyre. Atë mund ta kuptonte vetëm dikush që di mirë ta lexojë reflektimin e syve!
Avull kudo nëpër banjë, që depërtoi edhe në hapësirën tjetër, porsa u hap dera. Rrita, e cila po ashtu avullonte, u drejtua kah pasqyra e madhe. Ekspozimi para pasqyrës, i trupit lakuriq e të lagur, i jepte një kënaqësi ripërtëritëse.
Sytë i lulëzuan kur pasqyra përthekoi krejtësisht trupin e saj e të pasmet i gufuan si burim i Drinit të Bardhë.
Helena dobësi i kishte vithet e saj, vdiste për to!!!
Duke i ledhatuar mu siç bënte ajo, i mbylli sytë për ta kërkuar imazhin e saj.
– Helenë…!
Eksitohej lehtë, sa herë kur buzët e formonin emrin e saj.
Nuk ishte moment çmendurie por i pëlqente të llafosej me pasqyrën.
Dhe, sikur edhe herëve të tjera, zëri i pasqyrës ia ktheu kumbueshëm: – “Krejt çka është e vlefshme në këtë botë je ti – vetja jote!”
Me gishtin tregues e bëri një emoji (e gëzuar), në pjesën e avulluar të pasqyrës e bërë nga ngrohtësia e trupit të saj, dhe duke e bartur atë shenjë emotive edhe në fytyrë, u nis drejt dollapit.
Butësia e dorës u puthit mbi butësinë e fustanit të kuq, fillimisht te vendi ku formësohen vithet pastaj edhe te pjesa ku pushon gjoksi për të marr fuqi para se të harlisej. E mori në duar e ngjeshi për gjoksi.
Fotografia familjare mbi tavolinën solli kujtime që lotojnë. Trupi lakuriq e mori një të rrëqethur, e fustani që mbante në duar, e që mbulonte fare pak lakuriqësi, ndonëse mbahej fort, ra dorëzueshëm, pasi trupi refuzonte të mbulohej.
I hapi krahët ngadalë në pozitën horizontale, rregullojë këmbët dhe peshoi kokën nga njëra anë, për të marrë pozitën e të kryqëzuarës. Si të ishte ndonjë ritual që duhej bërë, mërmëriste në vete fjalë që nuk deshifroheshin qartë. I Kryqëzuari kishte zgjedhur vetë të vdiste, e Rrita, të jetonte për të luftuar!
Duke dalë ngadalë nga ajo gjendje shpirtërore ku u fsheh për pak kohë, zgjati dorën dhe e uli fotografinë për sipërfaqe të tavolinës.
Shpirti i trazuar që i shkonte tallaz – tallaz, e drejtoi kah shtrati.
U afrua te dritarja. I shkuli perdet si të kishte një inat të kamotshëm në to.
Perdja ra si revoltë e shprehur nën thirrjen: “Është trupi im, pse shoqëria duhet të vendos për të?!
I hapi dritaret krahë e krahë, që rrezet të mos u duhej të gjenin rrugë depërtuese, por të turreshin lirshëm pas trupit të saj, akoma lëkur lagur. Hipi mbi shtrat, e thyer në gjunjë, i hapi sërish krahët, por tani si ajo vashëza te Titaniku.
…Helenë!…Helenë… Helenë…!
Eksitohej tejmase kur thërriste emrin e saj. Syhapur, ra në dalldi, por kësaj here në vend se të pushtohej nga vallëzimi, u kurthua nga trazimi që ia dridhte shtatin, e në vend të mërmëritjeve, u ndien gjëme!
Rrezet më nuk mund të kontrolloheshin dot, sa që e detyruan të nxjerrë zëshëm një:
– Ohhh…!!!

You Might Also Like