OPINION

Zgjedhjet në Serbi dhe pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve

Shkruan: Ismajl Kurteshi

Në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të datë 3 prillit 2022, në Serbi, s’paku 6 000 shqiptarëve, qytetarë autoktonë të Luginës së Preshevës, me të drejtë vote, iu mohua e drejta për t’i votuar përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Serbisë.

Derisa Serbia e trazoi botën me qëllim të realizimit të kërkesës së saj tw padrejt e kundër kushtetuese. Organizimin e zgjedhjeve të saj edhe në territorin e shtetit sovran të Kosovës. Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve të Luginës, që paraqet shkelje të pashembullt të drejtave elementare njerëzore dhe politike, pwr habi nuk nxiti reagimin as të Evropës demokratike e madje as të shteteve shqiptare aq sa e si duhet.

Edhe pse shkelje të tilla nuk ndodhin askund në Evropë, këto ditë jo vetëm evropianët por edhe një numër i konsiderueshëm i politikanëve, i mjeteve të informimit dhe analistëve shqiptarë u preokupuan më shumë me ndërprerjen e praktikës antikushtetuese, të organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, që nuk është dashur të ndodhë asnjëherë, sesa me mohimin e të drejtës së shqiptarëve për të votuar në vendin e tyre, pwr pwrfaqwsuesit e tyre politik.

Mohimi i të drejtës së votimit të shqiptarëve nga ana e Serbisë por edhe ndarja e partive politike shqiptare në dy lista zgjedhore bëri që shqiptarët nga tri ulëse në Kuvendin e Serbisë ta fitojnë vetëm një.

Tkurrja e përfaqësimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në nivelin qendror, padrejtësitë në rrafshin ekonomik, kulturorë e në fushën e arsimit, gjithsesi prodhojnë tkurrje të të drejtave të shqiptarëve, edhe ashtu të kufizuara, në Luginën e Preshevës.

Dy shtetet shqiptare janë të obliguara që të punojnë pa ndërprerje për eliminimin e kësaj padrejtësie, qëllimi i fundit i së cilës nuk është vetëm vështirësimi i jetës së shqiptarëve në trojet e tyre etnike, por shpërngulja e tyre nga e tërë Lugina, siç tani më ka ndodhë në Komunën e Medvegjës, ku shqiptarët deri vonë ishin shumicë, kurse tani kanë mbetur pakicë e papërfillshme.

prill 2022

You Might Also Like