FC Drita ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e lojtarit të ri në radhët e saja, lojtarin francez Mamadou Ben Zidane.
Mesfushori 19-vjeçar i bashkohet klubit nga ekipi francez SC Bastia, duke sjellë energji të re dhe potencial të madh për të ardhmen. Me talentin dhe aftësitë e tij, Zidane pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën bardhekaltër në garat vendore dhe ndërkombëtare.
FC Drita i uron mirëseardhje Zidanes-s në familjen bardhekaltër dhe i dëshiron shumë suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së tij.