Viti

Zv.kryetari i komunës Hasan  Aliu, priti në takim humanistin Halil Kastrati

 

Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në një takim hoxhë Halil Kastratin nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” ku ndër të tjera biseduan për gjendjen e qytetarëve dhe familjet nevojtare në Komunën e Vitisë.

Temë diskutimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive për arritjet e një memorandumi bashkëpunimi mes Komunës së Vitisë dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, për ndërtimin e shtëpivë për familjet në nevojë të kësaj komune. Zv.kryetari Aliu shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për ti dal në ndihmë familjeve që kanë nevojë për strehim.

Ndërkohë e njoftoi mysafirin për iniciativat që Institucionet komunale, në bashkëveprim edhe me mërgatën kanë ndërtuar shtëpi të shumta për familjet në nevojë. Zv.kryetari Aliu, e përgëzoi për punën z.Kastrati dhe e falënderoi për iniciativat e ndërmarra ë për t’i ndihmuar nevojtarët në komunës së Vitisë, me që rast e nderoi me një mirënjohje.

Humanisti Halil Kastrati, bëri të ditur se deri më tani në komunën e Vitisë, shoqata “Jetimat e Ballkanit” kan ndërtuar 10 shtëpi për familjet me gjendje të rëndë ekonomike, ndërkohë që shprehu gatishmërinë për shpërndarjen e 500 pakove me mish, për familjet e komunës së Vitisë, me gjendje të rëndë sociale.Aziz Zuka

You Might Also Like