Futboll

Zymberi: Futbollistët do të sakrifikohen – vendimi nga njerëzit amatorë

Tashmë është edhe zyrtare. Ministria e Shëndetësisë ka dhënë ‘dritën jeshile’ për të filluar seancat stërvitore në grupe për klubet futbollistike, në mënyrë që kampionati të fillojë pas datës 2 qershor.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe Zyra e OBSh-së në Kosovë kanë konstatuar se situata epidemiologjike në Kosovë konsiderohet me risk të reduktuar krahasuar me situatën paraprake, Ministria e Shëndetësisë ke lejuar mbajtjen e aktiviteteve stërvitore për Federatën e Futbollit të Kosovës, përkatësisht për klubet futbollistike të Superligës në vend.

Zymberi në një intervistë për “inFokus” ka deklaruar se ky është një lajm i mirë edhe pse i vonuar, ka shtuar se nuk e kanë as kohën minimale për tu përgatitur, derisa ka kritikuar edhe ekspertët që e kanë paraparë që stërvitjet të zhvillohen për dy javë.

“Lajmin për rifillimin e kampionatit e kemi prit nga data 10 maj dhe normalisht që është një lajm i mirë, por që me duket pak i vonuar. As një informacion tjetër nuk e kemi deri tash nga FFK-ja, kjo është një gjë e keqe për ne si klube, sepse jemi ne ata që duhet të organizohemi. Nuk e kemi as kohen minimale për tu përgatitur, e nuk e di cilët ekspertë e kanë paraparë që mund të bëhemi gati për dy javë”, ka deklaruar Zymberi.

Për fund drejtori sportiv i Dritës ka thënë se i vjen keq për futbollistët që do ta rrezikojnë karrierën nga vendimet e njerëzve totalisht amatera, por ka potencuar se në çfarë do rrethana janë gati, duke thënë se ka ekip me shumë cilësi dhe shumë kampion brenda.

“Me vjen keq për lojtarët që duhet të sakrifikohen dhe të rrezikojnë karrierat e tyre nga vendimet e njerëzve totoleshit amatera që do t’ju bien në qafë futbollistëve. Krejt në fund, ne do të jemi të gatshëm në çfarëdo rrethana, sepse kemi ekip me shumë cilësi dhe me shumë kampion brenda”, përfundoi Valon Zymberi.

You Might Also Like