Gjilan

𝗟𝗗𝗞 𝗲 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻𝗶𝘁 𝗱𝗼 𝘁𝗮 𝗺𝗯𝗮𝗷𝗲̈ 𝗞𝗼𝗻𝘃𝗲𝗻𝘁𝗲̈𝗻 𝗣𝗿𝗼𝗴𝗿𝗮𝗺𝗼𝗿𝗲 𝗺𝗲̈ 𝟮𝟰 𝘀𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿  

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri, pas takimit me strukturat e partisë, përfshirë kryesinë dhe kryetarët e nëndegëve, ka mbajtur konferencën për media, ku ka njoftuar se më 24 shtator do të mbahet Konventa Programore e partisë.
Kjo Konventë do të jetë mundësi e mirë që të vlerësojmë, të analizojmë dhe të vendosim për hapat e mëtutjeshëm për rolin tonë si opozitar si LDK në Kuvendin Komunal, të raport me ekzekutivin e Komunës dhe me zhvillimet komunale që po nënvizon këtë vit jashtëzakonisht të vështirë për qytetarët tanë.
Konventa, përveç përfaqësuesve të zgjedhur e autoriteteve, do ta ketë për nder që ta ketë po ashtu edhe vetë liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Gjatë këtyre dy javëve, me sektorët dhe Komisionet profesionale do të punojmë shumë që që t’i orientojmë politikat. Ftojmë të gjithë të interesuarit që përveç regjistrimit online, ata mund të involvohen dhe mund të jenë pjesë e këtyre politikave rekomanduese, për një Gjilan të zhvilluar dhe një Gjilan i cili do të ndërtohet sipas kërkesave qytetare.
Fatkeqësisht, ky vit për qytetarët e Gjilanit mund të konsiderohet si vit i humbur sepse jo vetëm që nuk kemi investime e programe të reja, por edhe ato programe të kontraktuara që ua kemi lënë të gatshme, të cilat janë shumë të mirëpritura sepse i japin imput zhvillimor Gjilanit, edhe më tutje kanë mbetur pa u zbatuar dhe kjo është e pafalshme.
Përveç mos realizimit të programeve zhvillimore të Gjilanit, kemi ndërhyrje edhe në menaxhmente me motive politike e partiake, siç është rasti në KRU Hidromorava,  ku edhe do të rrezikohen seriozisht edhe projektet e edhe qëndrueshmëria financiare të ndërmarrjeve.
Organizimi i një numri të madh të njerëzve me kontrata mbi vepër në Komunën e Gjilanit, duke tentuar ta zbusin pakënaqësinë e votuesit apo qytetarit të cilit i është premtuar, do të shkaktoj kaos edhe më të madh të funksionimit të administratës dhe ndërmarrjeve.
Duke qenë se Grupi i Këshilltarëve të LDK-së është shembulli më i mirë i organizimit, ne kemi një unitet veprues për interesa publike, duke i kapërcyer në sekondare interesat puro partiake, sepse përkundër kërkesave e pakënaqësive eventuale të grupeve të caktuara partiake dhe politike, nuk mundet që me sjellje të tilla politike ta vazhdojmë degradimin e qytetit e komunës sonë dhe pritet e qytetareve që edhe më tutje janë të mëdha, ka deklaruar kryetari i Degës së LDK-së, z. Lutfi Haziri.

You Might Also Like