Futboll

Adil Maliqi me licencë A të trajnerit të futbollit

Ish-futbollisti dhe trajneri i dëshmuar, Adil Maliqi nga Busavata e Kamenicës i cili jeton e vepron në Zvicër, pasi një trajnimi mbi një muaj është licencuar në shtetin e Shqipërisë si trajner me Licencë A.
Maliqi në vitin e kaluar kishte përfunduar me shumë sukses Licencën B.
 Në këtë kurs Maliqi ka treguar njohuri të madhe të futbollit, duke dëshmuar se futbollit shqiptar po i vjen një trajner mjaft i talentuar e me prespektiv.
Trajneri Adil Maliqi gjatë karierës së tij si trajner ka udhëhequr disa skuadra Zvicrane me mjaft sukses, ndërsa dëshira e tij është që një ditë gjithë potencialin e tij ta shpreh në futbollin e Kosovës.
“Jam shume i lumtur që kam arritur të përfundoj edhe këtë cikël të trajnerit, i cili ka qenë shumë profesional me trajnera profesional dhe nga zemra i falenderoj të gjithë, si për mikpritjen një ashtu edhe punën profesionale që kanë bërë udhëheqësat e këtij seminari, ndërsa në të ardhmen do të përfundoj edhe licencën profi”, thotë Maliqi.
Maliqi ka bërë të ditur se ëndërra e tij është që një ditë potencialin e tij ta shpreh në klubet e Kosovës.
“Endrra ime është që një ditë tërë dijen time ta jep tek skuadrat kosovare tek futbollistët e Kosovës, që një dit të krenohemi me rezultatet e arritura pasiqë gjaku ynë rrjedh vetëm shqip dhe jemi të lidhur me vendin e gjyshërve e stërgjyshrve tanë”, ka deklaruar trajneri me prespektivë nga Zvicra, Adil Maliqi.

You Might Also Like