Futboll

Batatina: Tetë vite kam që e mposhti rregullisht Bylbyl Sokolin

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka mbetur tejet i kënaqur me pikët e arkëtuara ndaj Gjilanit, derisa beson se me këtë ritëm do të vazhdojnë edhe për pjesën e mbetur të kampionatit.

“Nga ndeshja e parë në kupë kemi treguar që jemi më ndryshe në pranverë. Na është dashur kohë të komponohemi dhe tashmë jemi në formën optimale. E kemi mposhtur Gjilanin me shumë lehtësi edhe pse është njëra nga skuadrat më të shtrenjta në Kosovë. Megjithatë, ne morëm shumë seriozisht ndeshjen dhe krijuam shumë raste, me ç’rast e dominuam kundërshtarin dhe me plot meritë e fituam ndeshjen”, deklaroi fillimisht Batatina për “Art Sport”.

Më pas tekniku llapjan ‘thumboi’ homolgun Sokoli te Gjilani, derisa theksoi se nuk njeh humbje ndaj tij, tani e tetë vit.

“Tetë vite kam që e mposhti rregullisht Bylbyl Sokolin dhe besoj që do ta vazhdojë këtë ecuri edhe në vazhdim. Këtë fitore dëshiroj të ja dedikoj vajzës time Angesës, e cila mbush 20 vite”, përfundoi Batatina.

Me këtë fitore skuadra e Llapit ngritet në kuotën e 23 pikëve dhe lëviz për dy pozicione në klasifikim.

You Might Also Like