Sportet me dorë

Drita me forca vendore përballet me Prizrenin 16

Klubi i Basketbollit Drita nga Gjilani, që sivjet është rikthyer në elitën e basketbollit kosovar, gjatë kësaj vere ka qenë shumë e qetë në afatin kalimtar, duke mos angazhuar as lojtarë vendorë e as ndërkombëtarë. Krejt ndryshe ishte me ekipet tjera të Superligës, të cilat kanë bërë lëvizje të shumta. Në mësimin e tyre është edhe ekipi Prizreni 16, që stinorin e kaluar kishte garuar me emrin Ponte Prizreni.

Pikërisht ekipi prizrenas do të jetë kundërshtar i Dritës në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në Basketboll që do të zhvillohet sot me fillim në ora 16.

Se sa do t’i bëjë rezistencë me lojtarë vendorë Drita ekipit nga Prizreni do të shihet në këtë ndeshje, ku ekipi gjilanas do t’a ketë shumë të vështirë.

Në ndeshjen tjetër të sotme do të përballen Peja dhe Prishtina. Peja e riktheu trajnerin turk Semsetin Bas, lojtarët Arian Qallaku, Sami Hajzeri dhe Henrik Sirko, kruse e shtoi në skuadër lojtarët: Mirlind Zekaj, Danile Lekndreaj, Erdem Ilter e Matt Neufeld.

Në anën tjëtër Prishtina e transferoi trajnerin Ante Nazor dhe lojtarët: Wendell Mitchell, Nicholas Tomsick, Arbër Berisha, Burim Maraj, Lejson Zeqiri dhe Jetmir Zeqiri.

Ndeshja fillon nga ora 19:00.

You Might Also Like