Futboll

Drita mundi ekipin qipriot

Drita ka shënuar fitoren e rradhës në duelet kontrolluese që po i zhvillon në tokën bullgare edhe ku po i zhvillon përgatitjet finale për edicionin e ri.

Ish-kampionët e vendit kanë triumfuar me rezultat minimal 2-1 përballë qipriotëve të Nea Salamis, raporton Gazetasheshi.com.

Protagonisti kryesor në këtë ndeshje ishte Betim Haxhimusa, sulmuesi ferizajas i cili realizoi dy golat e ndeshjes.

Me fitoren e tretë më rradhë nga tri ndeshje kontrolluese, FC Drita merr rrugë për në Kosovë pas qëndrimit disa ditorë në Bullgari.

Ekipi mund të shfrytëzojë ditët e mbetura për të zhvilluar edhe ndonjë ndeshje të mbetur deri në fillimin e kampionatit.

Në edicionin e ri, Drita xhiron e parë do ta luajë në shtëpi përballë Ferizaj.

You Might Also Like