Kamenicë

Fitim Gagica shpëtimtari i familjeve të rasteve sociale

 Qyteti i Dardanës në mesin e saj ka një personazh i cili natë e ditë në çdo kohë ju del në ndihmë familjeve të cilat janë buzë humnerës. Fitim Gagica i cili rrjedhë prej një familje patriotike e humane, tani e mbi gjysmë shekulli në momentet më të vështira ju kishte dalur në ndihmë familjeve të ndryshme jo vetëm të qytetit të Dardanës, por aty ku çdo herë ishte kërkuar ndihmë nga kjo familje humane. Familja Gagica si në luftë po ashtu edhe në paqë asnjëherë nuk e ka mbyllur shtëpinë e saj, vazhdimisht dyert e kësaj shtëpie kanë qenë të hapura për t’ju rikthyer shumë familjeve buzqeshjen në mesin e tyre. Gjyshi Islami dhe babai i Fitimit që nga vitet e hershme ishin bamirës të devotshëm duke ju dal në ndihmë gjdo shtrese të familjeve me nevojë, ata nganjëherë kishin udhëtuar me kilometra të tërë në këmbë fshat për fshat për ti gëzuar familjet skamnore. “Humanizmin e kemi trasheguar nga babë e babgjysh, ata vetëm një rast nesë e kanë ndegjuar se është ndonjë familje në gjendje të vështirë ekonomike ata ju kanë dal në ndihmë dhe për këtë jam shumë krenar dhe mirënjohës prindit që ka lënë vepra të mira në këtë botë, ndërsa unë me vëllezërit e mijë këtë humanizëm do ta vazhdojmë gjerë në frymën e fundit të jetës sonë”, është shprehur humanisti Fitim Gagica. Kur gjithqka pushteti serb kishte uzurpuar gjatë viteve të 90-ta, Fitim Gagica së bashku me prindin e tij dhe vëllezërit në shtëpinë e tyre kishin hapur Shoqatën Humanitare “Nena Tereze”, ku shumë familje kishin siguruar kafshatën e bukës. “Ishin kohëra të vështira për popullin tone, kjo shoqatë përgjatë viteve të 90-ta, asnjë familje nuk e ka lënë pa bukë, ishte një sofër e madhe e popullit tone. Me të mbaruar lufta dhe pas ndërrimit të jetës së babait së bashku me vëllezërit vazhduam një Shoqatë Humanitare personale të cilën e pagëzuam sipas emrit të babait “Azem Gagica”. Kjo shoqatë është në disponim natë e ditë për të gjithë personat që kanë nevojë për të mbajtur familjen dhe të gjitha të mirat material”, tregon Gagica. Fitimi në asnjë moment nuk ndalet, ai ka ndihmuar shumë familje në mënyra të ndryshme për ti gëzuar e për t’ju kthyer buzëqeshjen, së fundi Fitimi ka ndarë katër troje nga pesë ari për pesë familje skamnore, ndërsa në një shtëpi të tij personale tani e 11 vite jeton një familje në baza humnaitare. “Jam shumë i gëzuar dhe i lumtur për këto shtëpi në të cilën shumë shpejt pesë familje do të bëhen me kulm në kokë, nuk ka gëzim më të madh se kur sheh lotët e gëzimit, lotët e jetës, lotët e shpresës tek familjet të cilat gjejnë mbështetje tek ne”. Bamirësit të cilat i ka bërë Fitimi me vëllezërit e tij janë të pafundshme as që numrohen pa marrë parasysh nga i cili fshat është, Fitimi njëherit është edhe donator i madh i “Kryqit të Kuq” në çdo festë fetare e shtetërore për Fitimin është festë, duke ju dal në ndihmë banorëve skamnor. Bamirësi Fitim Gagica gjatë kohës së pandemisë COVID-19, ishte njeriu i cili në asnjë moment nuk i harroi mantilbardhët. Ai dhuroi shujta tri herë në ditë, ndërsa me medikamente i financoi shumë herë, poashtu ai u përkujdes edhe për nxënësit duke ju dhuruar mjete shkollore. “Jeta e familjës sime është e lumtur kur populli im është i buzqeshur, nuk do të ndalemi në asnjë moment. çdo qytetar i Dardanës e fshatrave të saj janë familjarë të mi dhe së bashku me vëllezërit e mi dua që kafshatën e bukës ta ndajë me popullin tim”, thotë Gagica. Nga respekti që kanë qytetarët e Dardanës për familjen Gagica në zgjedhjet e fundit lokale me dëshirën e tyre kanë propozu që Fitim Gagica të jetë në partinë e kryetarit të tanishëm të Dardanës, Qëndron Kastrati për ti mbrojtur interesat e tyre. “Asnjëherë në jetë nuk e kam menduar vetën në politikë, me mijëra qytetarë më kanë bërë ftesë që të jem pjesë e Zgjedhjeve Lokale dhe pas insistimit të tyre kam pranuar që të jem pjesë së bashku me kryetarin e tanishëm Qëndron Kastrati, për të qenë zë i fuqishëm i tyre. Qytetarët në zgjedhje më kanë dhënë besimin dhe do ti mbrojë e do ti përkrahi çdo kërkesë të tyre, së bashku me kryetarin Qëndron Kastratin ne kemi një projekt madhorë për shumë familje dhe do t’ja dalim për të mirën e tyre”, shprehet Gagica. Qyteti Dardanës me rrethinë ka një njeri që askush në Kosovë nuk e ka, e ky është Fitim Gagica i cili kafshatën e gojës e ndanë me popullin e tij për t’ju kthyer dinjitetin njerzorë.

You Might Also Like