Gjilan

Gjilani me vitin buxhetor më të mirë në periudhën e pasluftës

Komuna e Gjilanit që në muajin nëntor do të realizojë  planin vjetor për realizimin e të hyrave dhe tashti veç ka realizuar të hyrat në masën 96 përqind. Kështu thotë Zijadin Maliqi, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, i cili thekson se një muaj para kohe po e realizojnë buxhetin, kurse të hyrat që do të realizohen jashtë planit do të shfrytëzohen vitin e ardhshëm.

“Asnjëherë më parë nuk e kemi realizuar planin sikurse sivjet. Ndikimin më të madh e pati tatimi në pronë dhe lejet e ndërtimit, derisa të hyrat tjera janë më të vogla”, ka thënë Zijadin Maliqi, drejtor.

You Might Also Like