Muzikë

Haziri e Kastrati nënshkruajnë marrëveshjen për hapjen e shkollës së Muzikës në Kamenicë

Gjilan, 6 gusht 2020 – Në Komunën e Kamenicës është mbajtur sot takimi I kryetarëve të Komunave të Regjionit, që ka rezoltuar në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit, mes kryetarit Lutfi Haziri dhe kryetarit Qëndron Kastrati, e cila parasheh hapjen e shkollës së muzikës edhe në Kamenicë, që ështê degë e shkollës së Gjilanit.

Në këtë takim temë ka qenë edhe parandalimi i pandemisë globale Covid-19 dhe bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të situatës deri në normalizimin e plotë të gjendjes.

Në fjalën e tij, nikoqiri I këtij takimi, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se bashkëpunimi me kryetarët e regjionit të Gjilanit është i vazhdueshëm dhe gjithnjë në raport të ruajtjes së shëndetit public të qytetarëve.

“Diskutuam për menaxhimin e pandemisë dhe gjendjen në Komunën tonë sikur edhe gjendjen e përgjithshme në këtë regjion. Gjithashtu, kemi nënshkruar marrëveshjen me kryetarin Haziri për hapjen e Shkollës së Muzikës në Kamenicë, në bashkëpunim dhe mbështetje nga Komuna e Gjilanit. Në këtë kohë pandemie jemi së bashku duke e ndihmuar njëri-tjetrin”, ka thënë në fjalën e tij Kastrati.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën me gazetarë, ka thënë se bashkëpunimi me komunat e regjionit është i vazhdueshëm, përkundër që janë territore të ndara dhe përgjegjësi të ndara, mirëpo në funskion dhe shërbim maksimal për qytetarët.

“Bashkëpunimi ynë në menaxhimin e pandemisë, pastaj bashkëpunimi në fushën e arsimit sikur marrëveshja e sotme, projektet e përbashkëta në infrastrukturë, zgjidhjen e problemeve lokale ekonomike, apo edhe Tregu i përbashkët në Komunën tonë, janë vetëm disa nga sektorët ku jemi duke bashkëpunuar mes vete. Komunat tona kanë probleme të njejta port ë ndara në aspektin administrativ. Detyra parësore e të gjithë neve nga muaji mars është përballja me pandeminë dhe këtë do ta kalojmë gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë”, tha kryetari Haziri.

Falënderues për bashkëpunimin kanë qenë edhe kryetarët e Komunave tjera, si ai i Ranillugut Vladica Artinoviq, i Novobërdës, Svetislav Ivanovic dhe përfaqësuesit e tjerë nga Kllokoti dhe Parteshi.

You Might Also Like