Gjilan

Haziri ngushëllon familjen Selimi me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit e gazetarit, Tefik Selimi

 

24 janar 2019 – Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit të njohuar gjilanas Tefik Selimi, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes  së tij. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Selimi,

Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit dhe gazetarit të njohur gjilanas, Tefik Selimi.

Tefikun do ta kujtojmë përgjithmonë si njeriun i cili ka kontribuar shumë në sferën e gazetarisë e të arsimit, duke informuar publikun në mënyrë objektive dhe duke edukuar gjenerata të tëra, të cilët sot janë emra të njohur në profile të ndryshme.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve, kolegëve e farefisit.

Lamtumirë, miku im!

You Might Also Like