Gjilan

Haziri ngushëllon kryetarin e Vushtrrisë dhe familjen Zhabari: Belerimin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari e në informimin publik

Haziri ngushëllon kryetarin e Vushtrrisë dhe familjen Zhabari: Belerimin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari e në informimin publik

Gjilan, 6 korrik 2021 – Me rastin e ndarjes së paparitur nga jeta të shefit të Zyrës për Informim të Komunës së Vushtrrisë dhe pronarit të Veriu.info, Blerim Zhabari, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryetarit të Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri dhe familjes Zhabari. Në telegram, thuhet:

“I nderuari Kryetar, miku im Xhafer Tahiri,

E nderuara familje Zhabari,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit shumë vjeçar, shefit të Zyrës për Informim Publik në Vushtrri dhe pronarit të mediaumit Veriu.info, Blerim Zhabari.

Të rrallë janë njerëzit si Blerimi dhe kur ikin shpejt na mërzisin shumë sepse ai la kujtime të pa harruara si njeri e si profesionist.

Ai më nuk do të jetë ne mesin tonë, por do ta kujtojmë përjetë për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari e në institucionin e Komunës së Vushtrrisë, përkatësisht Zyrës për Informim Publik.

I nderuari kryetar Tahiri, e nderuara familje Zhabari, shokë, miq e kolegë të Blerimit, të Komunës e mediumit Veriu.info, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e tij. Zoti ua lehtësoftë dhembjen.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

You Might Also Like