Viti

”Java e Ndërmarrësisë” i  bëri bashkë gratë ndërmarrëse të Vitisë dhe Dragashit

Sot në Viti është mbajtur panairi I grave  ngjarje dhe aktivitet ky që është organizuar në kuadër të “Javës së Ndërmarrësisë”,  ku u ekspozuan produktet prodhuese dhe veprimtaritë të tjera biznesore, të  grave të  komunës së Vitisë dhe të komunës së Dragashit.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit : Zhvillimi i Integruar Teritorial (Interdev 2), financuar Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe implemntuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) . Në emër të Institucioneve komunale, të pranishmit i përshëndeti zv.kryetari i komunës së Vitisë,Hasan Aliu, i cili mes tjerash uroj për punën e vazhdueshme që po bëhen në avancimin e grave, ndërkohë që inkurajoi organizatorët e ngjarjeve të këtilla, që jo vetëm në javën e ndërmarrësisë, por edhe ditëve tjera të organizohen aktivitete të kësaj natyre. Kurse Arsim Haziri nga Agjencia për Zhvillim e Austrisë (ADA), vlerësoi bashkëpunimin me komunën e Vitisë dhe UNDP, kurse u zotua që edhe në të ardhmen do mbështesin iniciativa që kanë për interes avancimin e grave.

Në këtë panair, u fol edhe për parandalimin e dhunës ndaj gruas, për çka foli zyrtarja për barazi gjinore në Dragash Lindita Kozmaqi.

Kurse Ibadete Hyseni zyrtare për barazi gjinore në Viti, theksoi se ndërmarrësia luan rol mjaft të rëndësishëm në fuqizimin ekonomik të gruas.

“Institucionet komunale të Vitisë, kanë qenë çdo herë të përkushtuara në mbështetjen e bizneseve në përgjithësi, por të grave në veçanti”, tha znj.Hyseni. Ajo poashtu bëri të ditur se në komunën e Vitisë veprojnë 1845 biznese me veprimtari të ndryshme, ku 5 përqindë e tyre udhëhiqen nga gratë.Aziz Zuka

You Might Also Like