Gjilan

Ka ndërruar jetë ish- këshilltari komunal Musli Ukshini

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë ish-këshilltari komunal Musli Ukshini, i cili ishte këshilltar në legjislaturën e parë të Asamblesë Komunale të Gjilanit.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të të ndjerit, të cilët kanë bërë të ditur edhe kohën e varrimit.

Musli Ukshini ishte veteran i arsimit, ai kishte edukuar gjenerata të tëra deri në moshën e pensionimit.

Ai ishte i biri i Ukshin dhe Miradije Ukshinit, martirë nga fshati Zhegër, të rënë në masakrën që kishte ndodhur në këtë fshat në vitin 1999, masakër të cilën e kishin kryer militarë e paramilitarë serbë, të ndihmuar nga serbët vendorë.

Të rikujtojmë se javë më parë, i biri i Musli Ukshinit, Irfani, kishte plotësuar amanetin e babait të tij, në kohën sa Musliu  ishte i sëmurë, duke botuar librin “Një tragjedi shqiptare – kronikë historike”, që trajtoi nëpërmjet një drame familjare të të afërmeve të tij, dramën e popullit shqiptar, e që me dramën e familjes së tij mund të identifikohen të gjitha familjet që pësuan gjatë luftës.

Ja postimi i plotë i Irfan Ukshinit:

Të nderuar familjarë, miq dhe dashamirë,

Me pikëllim të thellë ju njoftoj se pas një sëmundje të rëndë, sot më 19 Qershor 2021 ndërroi jetë Babai im Musli Ukshini.

Do të më mungosh shumë babush, fjala juaj dhe vepra.

Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 20 Qershor me drekë në fshatin Nasalë.

Irfan Ukshini

 

Kryelajmi.com

You Might Also Like