Futboll

Kika s’lëshon pe, po mbahet mirë ndaj Ballkanit

Kika në pjesën e parë nuk është dorëzuar përballë Ballkanit të favorizuar. Hogoshtasit po mbahen mirë në Fushën me bari sintetik në Gjilan, duke luajtur në pjesën e parë me rezultat të barabartë 0:0.

Kika në pjesën e parë pati dy raste të mira shënimi. Në minutën 35, Gashi gjuajti mbi portë, kurse në atë të 37, Ferati nga një pozitë e mirë gjaujti jashtë portës.

Edhe Ballkani pati rastin e vet në minutën 18, por Topalli në vend të rrjetës e qëlloi traversën.

You Might Also Like