Sportet luftarake

KK”DRITA” KLUBI MË I SUKSESSHËM I TURNEUT NDËRKOMBËTAR “PRISHTINA OPEN 2018”

Në kryeqytetin tonë Prishtinë u mbajt turneu ndërkombëtar “Prishtina Open 2018” ku Klubi i Karatesë “DRITA” mori pjesë me 14 garues ku arriti të rrëmbej 13 medalje,prej tyre 8 medalje të arta, 3 medalje të argjendta dhe 2 medalje të bronzta.
Klubi i Karatesë “DRITA” me këtë rezultat i cili vije nga puna e pandalshme e trajnerëve të klubit me garuesit tanë,Sot arriti ti rrëmbej dy çmime kryesore.

Klubi më i suksesshëm i turneut u shpall Klubi i Karatesë “DRITA” – Gjilan si dhe Garuesi më i mirë i turneut në kumite u shpall garuesi i Klubit tonë ELHAMI SHABANI.

Kryesia e Klubit si dhe trajnerët e Klubit e falënderojnë për këtë organizim të shkëlqyer si dhe për punën e palodhshme profesorin ISMAJL FAZLIU.

Këto janë rezultatet :

Vendet e para ?

?Nart Klaiqi – Kata 8 vjeç
?Erit Bajrami – Kumite 12vjeç -50kg
?Medina Salihu -Kumite 14,15vjeç -54kg
?Endrit Beka – Kumite 14,15vjeç -52kg
?Edisa Beka – Kumite Juniore -53kg
?Vesa Ibrahimi – Kumite Juniore -59kg
?Shpresim Shabani-Kumite Junior -68kg
?Elhami Shabani – Kumite Senior -75kg

Vendet e dyta ?

?Andi Aliji – Kumite 11 vjeç + 45kg
?Albiona Asllani – Kumite Seniore -68kg
?Benjamin Shabani – Kumite Senior -75kg

Vendet e treta ?

?Gent Aron Ibrahimi – Kumite 10vjeç -30kg
?Albunit Ademi – Kumite 13 vjeç -50kg

Kryesia dhe Trajnerët e Klubit janë të kënaqur me garuesit tanë dhe i urojnë suksese në garat në vazhdim.

You Might Also Like