ARSIMI

Klubi i Anglishtes i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nisi aktivitetet

Klubi i Anglishtes në gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti” të premten më 25 shtator organizoi aktivitetin e parë që nga 6 marsi, natyrisht duke respektuar të gjitha masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me vendimin e bordit te klubit, për t’u treguar sa më vigjilent, aktivitetin e mbajtëm në sallën e edukatës fizike për arsye të hapësirës më të madhe. Si fillim plotësuam disa formularë, ku kërkuam nga anëtarët e klubit të na informojnë më shumë rreth aktiviteteve që dëshirojnë të kenë këtë vit si dhe ndryshimeve të vogla që ata duan të bëjnë në klub. Pasi kishim thuajse 7 muaj pa u takuar, aktivitetin e parë që realizuam ishte loja “Mafia” ngaqë tashmë është loja më e preferuara e anëtarëve të klubit. Edhe pse me distancë sociale dhe me maska ne prapë se prapë ishim aty për të bërë njëri tjetrin të lumtur.

You Might Also Like