Gjilan

Kopshti i Fëmijëve “Poema” vend i duhur për edukim cilësor

Edukimi parashkollor i fëmijëve është shumë i rëndësishëm në zhvillimin fizik, psikik e intelektual të më të vegjëlve tanë, kurse edhe Kosova i është bashkëngjitur trendëve evropiane në këtë drejtim, duke përfshirë sa më shumë fëmijë në edukimin parashkollor.

Së fundi qytetit të Gjilanit i është shtuar edhe një kopsht modern i fëmijëve, në të cilin ka kushte tejet cilësore, përkushtim të stafit dhe edukatoreve për zhvillim sa më cilësor të fëmijëve.

 

Kopshti i Fëmijëve “Poema” që ka nisur punën në Gjilan ofron kushte me standarde evropiane, hapësirë prej 220 metrave katrorë, ndriçim të mjaftueshëm për fëmijë, ambient të ngrohtë, dysheme të ngrohur, inventar nga druri, lodra tejet tërheqëse e shtretër me dyshekë me standarde evropiane, me tavolina e karrige tejet të përshtatshme, të gjitha këto të vendosura e renditura me shije për të qenë në dispozicion të fëmijëve

Drejtues të Kopshtit për Fëmijë “Poema” në Gjilan, theksojnë se edhe menyja e ushqimit në këtë kopsht është e përzgjedhur nga shtetet evropiane më të zhvilluara.

Kopshti i Fëmijëve “Poema” aktivitetin e tij e fillon në ora 07 të mëngjesit dhe vazhdon deri në ora 18, prej ditës së hënë e deri te premtja, kurse në raste të vecanta, Kopshti punon edhe ditëve të vikendeve, sikurse edhe në orët e mbrëmjes në raste solemne.

Në këtë kopsht ofrohet edhe edukim i mirëfilltë fizik dhe shëndetësor i fëmijëve,  mësimi i gjuhës angleze dhe programe moderne e interaktive për fëmijë. Në këtë mjedis të ngrohtë fëmijët do të mund të gjejnë edhe aktivitetete të shumëllojshme kreative e hapësira me standard të larta të higjienës.

You Might Also Like