Viti

Kryetari Haliti priti në takim një grup mërgimtarësh nga Stublla e Epërme

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim një grup mërgimtarësh stubllas, njiherit përfaqësues të Shoqatës “Stublla” në Zvicër. Ai më këtë rast i ka njoftuar me aktivitetet e komunës, gjegjësisht projektet që janë duke u realizuar në komunën e Vitisë, që kanë të bëjnë kryesisht me mirëqenien e qytetarëve.

Përfaqësuesit e shoqatës “Stublla”, nga ana tjetër e njoftuan me aktivitetet e kësaj shoqate në diasporë, si dhe organizimet e ndryshme, që kanë për qëllim të mbështesin dhe përkrahin iniciativat që vijnë nga vendlindja e tyre. Aziz Zuka

 

You Might Also Like