Sportet me dorë

KV Drita fiton kryendeshjen në Skenderaj

Klubi i Volejbollit Drita, në konkurrencën e femrave, ka shënuar fitore të madhe në Skenderaj, në ndeshjen që cilësohej kryendeshja e kësaj xhiroje.

Pas një ndeshje tejet interesante, të luajtur në pesë sete, Drita ka ngadhënjyer me rezultat 3 :2 në sete, duke arkëtuar kështu dy pikë të vlefshme.

Ndonëse sivjet janë të dobësuara, pa tri lojtaret kryesore, Venera Kadriu, që tashti po luan e studion në SHBA, Lorina Mehmeti, që gjendet në Kanada dhe Ronita Leka, që shumë shpejt do të largohet për në Austri, në KV Drita besojnë se do të komponojnë një ekip të denjë për t’i rimarrë trofetë edhe sivjet.

Rezultati në sete ishte si në vijim :

KV Skenderaj – KV DRITA 2-3 (19:25, 25:20, 23:25, 25:17, 16:18)

Junioret:
KV Skenderaj & KV DRITA 0-2

You Might Also Like