Futboll

Ky është kundërshtari i Gjilanit në 1/8 e Kupës së Kosovës

Gjilani që ka ngecur me pikë në kampionat, ngase mban pozitën e katërt, ka një mundësi të mirë që në Evropë të dal nëpërmjet Kupës së Kosovës.

Këtë të hënë, është tërhequr shorti për 1/8 e finales dhe Gjilani do të ketë për kundërshtarë Istogun, ekip ky që garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Në dukje të parë, Istogu duket një ekip i lehtë për t’u kaluar, por garat për kupë gjithnjë kanë sjellë befasi, andaj këtë e ka parasysh edhe Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Gjilanit, i cili prej se erdhi në ekipin bardh e kuq ka shënuar dy fitore.

Ndeshja Istogu Gjilani do të zhvillohet pas një muaji, gjegjësisht me 10 shkurt 2021.

You Might Also Like