Gjilan

Lutfi Haziri apelon komunitetin e biznesit që ta mbështesin Uta Ibrahimin në ekspeditat e saj

Gjilan, 23 shkurt 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka bërë thirrje qytetarëve dhe komunitetit të biznesit që ta vizitojnë ekspozitën e Uta Ibrahimit, e cila është hapur të enjten në Galerinë e Qytetit.

Ai, po ashtu, ka apeluar komunitetin e biznesit që ta mbështesin Utën edhe në ekspeditat e radhës.

“Përpos fotografive, qytetarët e kanë rastin të shohim nga afër edhe veshjet dhe pajisjet tjera që kanë shërbyer për ngjitje. Komuna e ka  mbështetur ekspeditën e saj, por unë ftoj edhe komunitetin e biznesit që ta mbështesin atë edhe në ekspedita dhe projekte të tjera. Uta Ibrahimi e ka bërë krenar Gjilanin dhe mbar Kosovën”, ka thënë Haziri, në mbledhjen e sotme të bordit të drejtorëve.

Uta Ibrahimi është femra e parë shqiptare që u ngjit në majen më të lartë në tokë – Majen e  Everestit, në Himalaje, Nepal.

You Might Also Like