Gjilan

Lutfi Haziri falënderon qytetarët për lojalitet në pagesën e tatimeve

 

Gjilan, 30 tetor 2020 – Është mbajtur të premten mbledhja e bordit të drejtorëve, e cila është udhëhequr nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në këtë mbledhje është diskutuar për përmbylljen e vitit buxhetor, progresin e investimeve në infrastrukturë, gjendja me pandeminë COVID-19, sikurse edhe përgatitjet për shënimin e festave të 28 nëntorit, vit ky që i është kushtuar heroit të shqiptarëve, Abdullah Tahiri, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët për lojalitet në pagesën e tatimeve, derisa bëri të ditur se brenda dhjetë muajve të hyrat totale nga tatimet janë 2 milionë e 250 mijë euro, derisa për tatim në pronë janë mbi 1 milion euro.

You Might Also Like