Futboll

Marko Simonovski – “YLLI I JAVËS”

Futbollisti i FC Drita, Marko Simonovski është shpërblyer me çmimin “YLLI I JAVËS” për javën e 17-të në Superligë, ku DRITA triumfoi me golin e realizuar nga Simo në minutën e 35-të të takimit.
Sulmuesi ynë, Simonovski u vlerësua si lojtari më i mirë i xhiros nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Banka Kombëtare Tregtare, BKT Kosova .
Simonovski është një nga futbollistët kryesor te Drita, gjersa në ndeshjen e fundit goli i tij ishte përcaktues që solli tri pikë të rëndësishme për klubin.
Simonovski po kalon një formë të shkëlqyeshme, me gjithsej 5 gola të shënuar dhe 2 asistime në këtë edicion.

You Might Also Like