ARSIMI

Nesër mbahen provimet pranuese për konkursin e dytë plotësues për studime baçelor për vitin akademik 2020/2021

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan,  të martën më datë 27.10.2020 do të mbajë provimin pranues për Fakultetin Juridik, Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Aplikative. Kurse për Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik provimi pranues do të mbahet të mërkurën më datë 28.10.2020.

Koha e saktë e mbajtjes së provimit, lista e kandidatëve dhe numri i sallave do të publikohen në ueb faqe të Universitetit të hënën më datë 26.10.2020.

Në afatin e dytë plotësues kanë aplikuar rreth 251 maturantë, derisa UKZ do të regjistrojë 277 studentë të rregullt për studime baçelor.

You Might Also Like