Futboll

Nuhiu: Ne kemi humbur, por unë jam i lumtur me qasjen e lojtarëve të mi

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes në konferencë për media ka thënë se është krenar me ekipin e tij, përkundër humbjes nga Legia në Ligën e Evropës.

“Jam krenar me ekipin tim. Ne kemi arritur deri në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Është suksesi më i madh për futbollin kosovar. Të enjten jemi takuar me një ekip të fortë si Legia. Ne kemi humbur, por unë jam i lumtur me qasjen e lojtarëve të mi”, ka thënë trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

You Might Also Like