OPINION

Pse u ndalua së botuari revista arsimore e padagogjike “Shkëndija”?!

Shkëndija mbeti e vetmja gazetë informative në Kosovë, e cila e përcillte edhe “gjendjen” e arsimit shqip.

Shkruan: Tefik Selimi        tefik

Pishtarët e arsimit, në Kosovë, edhe në kohët më të rënda, procesin mësimor nuk e kanë ndalur. Përkundrazu! Ata kanë punuar, përkundër dhunës që i bëhej shkollës shqipe nga organet e dhunshme serbe. Është punuar dhe rezultatet nuk munguan. Pse jo? Krahas procesit mësimor, edhe gazetat dhe  revistat në gjuhën shqipe nuk janë ndalë. U botuan ato vite këto revistat: “Ora”, “Koha”, gazeta e përditshme “Rilindja”, “Pionieri”, “Shkëndija” e gazeta të tjera shqipe. Prej të gjithave këtyre gazetave apo revistave, “Shkëndija” u botua edhe pas luftës. Kjo gazetë mbajti “gjallë” jetën informative në Kosovë. Kush nuk e beson këtë, le ta shfletojë gazetën në fjalë dhe le t’i gjejë shënimet informative, që e zëvendësoi gazeta arsimore gazetën “Rilindja”, të cilën e ndali pushteti serbomadh. Ajo (Shkëndija) mbeti e vetmja gazetë informative në Kosovë, e cila e përcillte edhe “gjendjen” e arsimit shqip. Por, kjo gjë nuk shkoi gjatë. Menjëherë pas lufte, kjo gazetë u ndalë së botuari. Dhe, dikush e ndali gazetën arsimore, e cila ishte e vetmja revistë informative në Kosovë. Ky (njeri) e ndali gazetën në fjalë dhe është “personazh” që nuk ia di rëndësinë kësaj gazete. Ky “pesonazh”, në vend që ta shpërblejë revistën apo gazetën shumë përmbajtësore, ai e ngriti dorën dhe e ndali. Ky (ose këta njerëz) nuk kanë kryer fare shkollë. Janë të tillë dhe nuk shohin më tepër. Të ndalojë së botuari një gazetë shumë të çmuar për arsimin shqip, është më tepër se hata! Ruajna Zot nga këta njerëz! Është një punë e pashembulltë. Revista në fjalë “Shkëndija”, ishte një abetare për mësuesit apo arsimtarët tanë të dijes. Pse jo? Ajo filloi të dalë nga viti 1971. Në revistën e çmuar “Shkëndija”, e cila sot na mungon, bashkëpunuan me qindra emra të jetës publike, arsimore, shkencore, si: dr. Idriz Ajeti, dr. Rexhep Ismajli, Fadil Sylejmani, dr. Latif Mulaku, Riza Bicaj, Mehmet Gjevori, Fehmi Pushkolli, Riza Brada, Abdyl Bunjaku, Rifat Kukaj, Rexhep Hoxha, Agim Rraci, dr. Sabri Tahiri, dr. Faik Shkodra, Mr. Shefik Haliti, Gani Xhafolli, Riza Greiçevci, Dr. Nuhi Vinca, dr. Agim Vinca, dr. Isak Shema, Dali Emërllahu, dr. Mehmet Halimi, dr. Shefkije Islamaj, Isak Bajçinca etj. Asnjë nga këta që ngritën zërin kundër kësaj gazete arimore e pedagogjike dhe që e ndaluan së botuari, nuk janë më të merituar se këta të cekur më lart. Në gazetën “Shkëndija” pati shkrime për debatet që organizoheshin nëpër shkolla me redaktorë e gazetarë. Por, aty në faqet e saj pati edhe fejtone nga fusha e arsimit, reportazhe, tema aktuale, pati shkrime për veteranët e arsimit etj. Kur njeriu e krahason këtë gazetë me revistën e tashme që e botoi gjer vonë me emrin “Mësuesi i Kosovës”, të duket një gjë e pabesueshme, se ekziston një krahasin i madh, si nata me ditën. Të gjithë ata që e pritnin me padurim daljen e revistës “Shkëndija”, tash janë të zhgënjyer me daljen e fletushkës “Mësuesi i Kosovës”. Ata që po e përgaditin revistën (fletushkën) “Mësusesi…” nuk janë emra të njohur. Janë njerëz të “stafit” tw arsimit, të cilët bëjnë gazetë me zor e pa shije! Këta emra kurrë nuk kan botuar shkrime e as sende të tjera për arsimin tonë. Kjo gazetë (fletushkë) s’ka asfarë shije e kriter që i vlen të lexohet e të adhurohet. Pra, gazeta arsimore e pedagogjike “Shëndija”, e cila u ndalë para pak vitesh, ajo ishte një rritë e madhe e arsimit kosovar. Ishte e vetmja revistë arsimore, pedagogjike e shoqërore, të cilën me ëndje e pritnin dhe e lexonin pishtarët e arsimit shqip. Pyesim: këta që bashkëpunuan dhe punuan me gazetën “Shkëndija”, a ishin tjerë njerëz, a?  “Shkëndija” na ishte një shembull i rrallë i jetës së arsimit shqip. Në “Shkëndija” janë prekur shumë tema historike për prejardhjen e popullit shqiptar, por janë botuar dhe shkrime me vlerë për shkimtarët e Rilindjes sonë kombëtare, si për Naim Frashërin, Konstandin Kristoforidhin, Naum Veqilharxhi, Sami Frashëri, Luigj Gurakuqi, Fan S. Noli, Migjeni, Ndre Mjeda, Lasgushi, Sterjo Spasse, janë botuar ddhe shkrime fejtonistike për Elena Gjikën, studime për personazhin e femrës shqiptare, e shumë të tjera. Pra, kjo revistë ishte një thesar i madh i dijes, e cila, nga fillimi i botimit të parë në vitin 1971, u bë një revistë si ajo “Albania” e F. Konicës. Sa e sa planprograme janë hartuar. Sa e sa polemika dhe analiza të veprave janë botuar nga arsimtarët tanë. Sa e sa raporte dhe shënime nga shkollat tona janë publikuar. Por, ja me daljen në “dritë” të “Mësusiesit të Kosovës”, sikur jeta e arsimtarit tonë është vyshkur dhe është bërë e pa vlerë. Ky arsimim yni ka mbetur i painformuar e i pavlerësuar nga ashkush, e që do të duhej që kjo fushë e dijes të informohej në  ndonjë revistë, siç ishte më parë gazeta shumë e pëlqyer dhe me vlerë “Shkëndija” e ditëve të mëparshme.

You Might Also Like