Arti pamor

SABEDIN ETEMI MBETET PIKTORI MË I RËNDËSISHËM NË ARTET PAMORE NË KOSOVË

 Shkruan: Jeton Rexhepi, historian arti

Lindi më 15 janar 1994 në Preshevë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, për ta vazhduar shkollën e Arteve Aplikative në Pejë ,në vitin 1959. Shkollimin e tij Universitarë e vazhdoi në shkollën e Lartë Pedagogjike- dega e pikturës në klasën e prof.Gjelosh Gjokaj. Akademinë e Arteve Figurative e mbaroi në vitin 1976 te prof.Millosh Bajic. Studimet e Magjistraturës  i mbaroi në vitin 1997 te Akademik. Muslim Mulliqi në Prishtinë. Nga viti 1997 – 2000, ishte Pedagog  në Akademinë e Arteve në Tetovë  (Maqedoni) ligjëroi lëndën e pikturës. Pas vitit 2000 si Profesor I lëndës së Vizatimit të Lirë në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ( Kosovë ).

Fushë veprimtaria e tij Artistike nuk fillon më ca piktura të thjeshta kishte tamam edukim siç pati Akademik Muslim Mulliqi e të tjerët në Kosovë nuk kam besuar dhe nuk dua të besoj që arti duhet të vlerësohet nga inatet personale apo xhelozitë  të profesionit të njëjtë, sido që të jetë Etemi ,nuk është marrë kurrë me të tjerët  si personalitet mbetët më vitali dhe më një memorie të fortë historike edhe pse tash është në moshë të shtyre, Akademiku ynë  gëzon një kujtesë edhe madhe dhe një njohuri të madhe mbi fushën e arteve pamore  këtë e dëshmojnë edhe studentët e tij por edhe mjaftë kolegë që patën fatin të punojnë dhe të bashkëveprojnë në arte pamore. Ishte njëri ndër piktorët e parë në Kosovë që Restauroi një numër të madh të monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë gjatë viteve 1970-1990. Për shumë  vite është marrë edhe më kritikë të arteve pamore dhe është aktive edhe sot. Akademik Sabedin Etemi mban mbi supe një edukim të gjerë në fushën e arteve pamore. Sot numëron  mbi  dhjetëra ekspozita  vetjake dhe shume kolektive në gjithë botën. I kushtoi  vëmendje shumë  figurave kombëtare në arte pamore duke na sjellur ata në një frymë  impresioniste si këto figura, Fan S.Noli viti 1987,pastaj, Durmish Presheva viti 1986,Tefta Tashko viti 1985.

Nga viti 1966, piktori ynë Etemi ishte profesionit në pikturë më një edukim mbi fushën  në disa shkolla dhe me shumë pedagogë  të kohës së art  në   ish –Jugosllavi. Për të gjithë skeptikët  Akademik, Etemi  është njëri ndër piktorët që ka zotëruar shumë teknika në pikturë dhe për këtë edhe u ndikua nga arti i shek.XVI-XVII dhe XVIII. I studioj ato por nuk pikturoi si ta,në ekspozitën e pavarur në vitin 1997 ‘’ Hani i 2 Robertëve ‘’ Prishtinë .Prof.Nebih Muriqi,në Parathënie të Ekspozitë thotë’’Piktori Akademik Sabedin Etemi i përshkon një ritëm i ndjeshëm nuancor. Nuancat e harmonizuara me tone të afërta njëra me tjetrën krijojnë imazh  origjinal figurative dhe disponim të këndshëm shpirtëror ‘’.Akademik Sabedin Etemi  së bashku me M.Mulliqin janë përfaqësues të Ekspresionizmit në Kosovë. Fillimet e para në pikturë I kishte ne Impresionizëm,pastaj me kalimin e kohës ndryshojë edhe stilin e tij jo shumë po me disa nuance më të shpejta në ritëm siç është Ekspresionizmi ishin dy momente të rëndësishme kalimi nga në Ekspresionizëm e para që pati impaktë  vepra e profesorit të tij M.Mulliqit dhe e dyta ishte nga Leximi i librave të shumtë që më pastaj ato nxitën  botën e brendshme të krijuesit si një shprehje subjektive dhe kjo më pastaj është zhvilluar me kalimin e kohës,ai gjithmonë ishte kundër’’ realizmit socialist’’ të kohës edhe ishte ndër të parët krijues që pikturoi në artin modern. Sabedin Etemi përdori ekspozitat e tij të pavarura për të kundërshtuar  kolegët edhe  profesorët se edhe në këtë mënyrë mundë të shprehët arti pamor. Pas këtij kalimi artistik Etemi mundë të jetë frymëzuar nga  Oskar Kokoshka ( 1886-1980 ) apo edhe të tjerë krijues,një gjë mundë të themi se Profesor Etemi  është njëri ndër ‘’peizazhistët’’ më të mirë në Kosovë  në stilin Ekspresionist. Të gjitha pikturat e tij janë në teknikën e vajit ( oil ) në Pëlhurë  dhe i formateve të mëdha. Ndërsa temat e trajtuara i ka autoktone si: Peizazh,Agu,shtëpia në kodër,Qyteti në lindje, Rrënojat, Kaqaniku,Bufi,Lugina, Peja,Dimri,Dugagjini, Treni,Kosova, Mbi urë,Dritarja,Malet,Shtëpia e gjyshit,Rraza e Kalas,Teshat në vig, etj. Një jetë kushtuar ‘’Peizazheve’’ këto peizazhe lidhën ngushtë me Vendlindjen Preshevën, që aq shumë e dashuroj pa u larguar në asnjë moment nga vendlindja, tashmë këto imazhe i realizon në telajo ( Pëlhurë),me ngjyra të cilat kujtojnë largimin e tij nga vendlindja për të vetmin qëllim të Arsimimit dhe Edukimit në Fushën e arteve, Fëmijëria e tij shpalosët në shumicën e verave të realizuara në këtë tematikë të peizazhit,kuptohet me përijashtime,një ritëm ngjyrash në kompozicion ndërtim planesh figurative,së paku në një kompozicion figurative kemi katër apo pesë  plane vertikale dhe horizontale në një pikturë duke përdorur vetëm një mënyrë të pikturimit si në  teknikën  al prima ne olio (Pikturimi me vaj ne pëlhure -lazure ) pikturimit me ujë,duke tentuar të shtresoj  tone ngjyrash  kjo është njëra ndër teknikat më të vështira të pikturimit në botë. Nuk mjafton kjo piktori gërsheton edhe vizatimin në pikturë duke përdorur brendësin shpirtërore,si një realitet në ardhje duke kombinuar përvojën dhe origjinalitetin krijues në veprat pikturale,një fotograf mjaftë i talentuar që pasqyroj një realitet kudo që u paraqit me veprat e tij,një njëri që shpërfaqi imazhin e një sërë ciklesh të vendbanimeve të trojeve shqiptare,ndoshta dikujt nuk mundë ti pëlqej profesori por piktura e tij mbetet një testament i vulosur edhe me vulën piktorit që ndryshoj artin në Kosovë që  më pastaj i paraprinë një sërë lëvizjesh në drejtim të pikturës modern dhe post moderne,nga studentët e tij. Një pedagog shembull për të gjithë Etemi figura e tij emblematike mbetet një zbrazëti në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

Megjithatë,kjo ka pak rëndësi mbetët vulë në pikturën më të re të Kosovë. Nga viti 1965 e deri më sot është mjaftë aktivë në Edukimin dhe avancimin e pikturës në Kosovë. Muzika e tij e luajtur me ngjyra të cilat janë primare e kaltër e kuqe e verdhë,që luanë më vizatimin,mbi pikturë shprehë grimcat e brendësisë reflektohen me dashuri dhe hare në pikturat e Akademik Sabedin Etemi,një shpresë një Ëndërr një vizion kjo është piktura e Etemit, ajo ballafaqon dy botë dy botëkuptime ,historisë dhe dashurisë për vendin, për gjeografinë tonë shqiptare. I frymëzuar nga Karikatura në Vizatim e ndërtoj një stil unikë në pikturë duke quarë më tej Ekspresionizmin në kujtimin e afreskeve në muret e objekteve të trashigimis fetare që i kthej në pikturë të dukjes gjithmonë pas një shiu që lind ylberi.’’Motiv’’viti 2001,(90x120cm),’’Qyteti në Lindje’’viti2004,’’Peizazh i djegur’’viti2000,’’Maja e Zabelit’’ viti1999,’’.Veprat me të rëndësishme janë si: ‘’Dimri në të Dalë’’viti 1999,( 90×110 cm ) vaj,’’Rrënojat’’viti 2001 ( 90x110cm )vaj,’’Lugina’’viti 2000 (90×110 cm )vaj,’’Dimri’’viti 1998(90x110cm)vaj,’’Shtëpitë në kodër’’viti 1998 ( 90x110cm )vaj,’’Kënduzi’’viti 2001 (110x90cm ) vaj .Për dy dekada është njëri ndër piktorët më i edukuar në arte pamore dhe njëri ndër piktorët më  shumë influencë në ndryshimin e saj në pikturë ja disa nga kryeveprat e tij më të rëndësishmet janë:’’ Qyteti në Lindje’’viti 2004 ( 105 x 120 cm ) vaj në Pëlhurë,’’Kaçaniku’’viti 1999 ( 90 x 110 cm ) vaj në pëlhurë,’’Lugina ‘’viti 2001 ( 100×120 cm ) vajë në pëlhurë,’’Sharri’’viti 2001 ( 101 x 120 cm ) vaj në pëlhurë,’’ Malet’’viti 2004 ( 105 x 120 cm ) vajë në pëlhurë,’’Dritarja’’viti 1997 ( 77×96 cm ) vaj në pëlhurë. Kryevepra ‘’Kaçaniku’’.Në përfundim të luftës së fundit në Kosovë përfundon edhe kjo vepër e rëndësishme e piktorit tonë si njëra ndër kryeveprat e S.Etemit. Vija brusha të ndërprera në copa kompozicionale të cilat ato tashmë frymojnë në liri ato sillën brenda telajos që është ndoshta kronologjia më ë mirë e realizuar në kujtim të kthimit të piktorit në Kosovë nga lufta e fundit e vitit 1999 në Kosovë. Imazhe fëmijësh në realizim  figurative,një pamje e djegur e fushave e shtëpive në Kosovë një  skenim i përjetimit të parë në hyrje të Kosovës juglindore si qyteti i ‘’Kaçanikut’’kjo lidhet edhe me datën e shpalljes së kushtetutës  më 2 korrik 1990 në Kaçanik, vjen si një kujtesë e kësaj vepre artistike për  popullin tonë si një vepër me rëndësi të madh artistike e historike për kombin tonë. Tymi në qiell i pikturuar në ekspresionizëm shpalos daljen nga një gjendje terri e ferri në një gjendje e përjetimit të lirisë nga vetë piktori si dhuratë nga zoti dhe forcat të ushtrisë Amerikane në Kosovë. Tymi depërton në tokë në qiell në dritare të shtëpive në një perspektive mes dy kodrash që përshkruan Grykën e Kaçanikut në një frymë modern ca pjesë të pikturuar me gishta ato shtresohen dhe kristalizohen me ngjyrat tjera formojnë harmoni që vështirë dallon në brendësi të saj sa cila është pamja reale e qytetit,një gjendje lirie ku gjithçka fillon nga shuarja e tymit dhe zjarrit,aty ku mendimet kanë,kuptim  gjuha artistike vërteton  një art që pa qenë I vetëdijshëm së kjo do të jetë një kryevepër në artin e tij piktural një shkrirje ngjyrash në ritëm ku ky ritëm bën kthesa të mëdha dhe rrotullime të ndryshme artistike si nevojë e ravizimit sentimental të një optike që vjen ngadalë të përmirësohet,kudo ka gjak aty ku kjo tokë historikisht  vuajti shumë,tokë e shenjtë për gjithë shqiptarët,imazhet nuk mundë ndoshta të argumentohen me video apo fotografi. Pas 20 viteve në vazhdim ndoshta kjo kryevepër  mundë të jetë njëra ndër dëshmitë kryesor të  një luftë të dëshmuar dhe argumentuar për brezat që do të vinë. kontraste të buta më një mënyrë ekspresive të ndërtimit  me faza të kalimtare deri te realizimi final,bota e brendshme shpërthen nga ëndrra e madhe e ndjenjash të përziera në artin e pikturimit. Një  verë e përkthyer në dramaticitet  estetik,të toneve të kaltër dhe të hirit gjë vetëm e kuqja bën diferencën. Ngjarja zhvillohet në lëvizje një pikturë më një ritëm në lëvizje,ku aty përputhen në një pikë të vetme kodrat e qytetit  që nga e majta renditën disa shkëmbinjë  që rindërtojnë pikturën në mesë të kompozicionit në pikturë. Vetëm e zeza qëndron mi larëtësinë e toneve që mbanë baraspeshën në pikturë dhe natyra definohët me ca intervenime nga dora e njeriut dhe piktorit. Pikturë ideale nuk mundë të ketë sepse bukuria e saj në fillim hiqet ‘’ Unë pëlqej Vrullin’’shkruante Barresi ‘’Do të dukesha indiferent në qoftë se nuk do të isha modern’’do të theksonte Barti.

 

 

 

You Might Also Like