Viti

S’harrohet asnjëherë pesëmbëdhjetë prilli i vitit 1999

Gjilan, 17 prill 2018 –

Sa herë vjen 15 prilli, banorët e fshatrave Zhiti, Radivojc, Cërnicë e Ballancë, e ndiejnë vetën jo mirë. Jo mirë për faktin se, kur edhi lufta, ajo e fundit (1999), në Kosovë, u detyruan me forcë t’i lëshojnë vatrat e tyre stërgjyshore. Ajo ditë ishte plot me dhembje. Dhembje për të gjithë. I madh e i vogël kanë qarë. Përse ngau kjo? Dihet.

Atë ditë, forcat paramilitare serbe së bashku me ushtrinë çetnike serbe ia kishin mësyrë të dëbojnë popullatën nga ky vend, nga vatrat e tyre. Kjo “gjë” ubë në orët e hershme të mëngjezit, më 15 prill (1999). Ishte kohë e rëndë. Erdhën në Zhiti shumë pizgauerë, tanke, topa makina me armatim e me ushtarë të llojeve të ndryshme. Popullata përgjonte “gjendjen”.

Vajza e motrës, Abide Osmani, gazetare në një televizon lokal në Gjilan, ka shtuar: “S’harrohet dot kjo ditë, 15 prilli (1999). Ishte ditë me dhembje. U zgjuam nga gjumi. Nuk dinim çka të bëjmë. Dilnim herë përjashta e hinim brenda, e as s’flisnim me asnjë anëtar. Aty, në shtëpi, e kisha dajën nga Nasala me pesë anëtarë. Ata kanë ardhur te ne për t’u strahuar pak më “mirë”. Por, as ata nuk kanë qëndruar të qetë, për faktin se janë pëzënë para dy javësh nga shtëpitë e tyre në Nasalë.

Kur kanë ardhur në Radivojc, te miku i dajës, xha Selim (Haziri), edhe nga këtu janë përzënë me dhunë. . Këtu në Radicvojc, paramilitarët serbë e kanë vrarë vetëm katër ditë më parë, më 11 prill (1999), Nazmi Pajazitin, arsimtarin e këtij fshati. Nëpër breshëritë e plumbave kanë shpëtuar. Ata kanë ardhur te ne. Por, ja, edhe këtu nuk ishte qetësi jete. Paramilitaët serbë, pas orës dymbëdhjetë, na dëbuan të gjithëve nga fshati Zhiti. Dolëm në rrugë. Ne, para se të dilnim nga shtëpia, provuam ta aktivizojmë traktorin “Rakovica”. Axha ynë, Rexhep Osmani, tash i ndjerë, kur tentoi ta ndezë traktorin, ne i thamë”Mos tento, se nuk ka naftë dhe ka tre vjet që nuk e kemi përdorur ate”.

Ai i mori 20 litra naftë nga një i afërëm yni. Ia hodhi brenda traktorit. U mahnitëm të gjithë. U ndez traktori i lënë pasdore. U mahnitëm meq traktori i kishte katër gomat e shfryera për tokë. Edhe gomat ia frynë. U gëzuam. Hipëm nbi 50 veta, të tri familjet tona. Dolëm në rrugë me banorë e tjerë. Rruga gumëzhinte nga traktorët. Fëmijë qanin e kërkonin ujë e ushqim. Krismat nuk kishin të ndalur në të katër anët e fashatit. Në rrugë defilonin forcat e mëdha ushtarake me armatim të ndryshëm. Na kërcnonin me armë. Na fyenin. Disa orë na mbajtën rrugës duke na maltretuar.

Në hyrje të Kllokotit, na dolën dy paramilitarë. Ata, të parin e ndalën mikun e dajës, Sabit Hazirin nga Radivojci, i cili voziste traktotnin me nënënbëdhjetë anëtarë. Aty, në traktor, Sabiti kishte edhe 150 kg miell. I kishte edhe 19 anëtarë të familje së ngushtë. Sabiti ia futën

atomatin në fyt. . Iu drejtuan duke fyer: “Çka po pret? Qit pare, he n…. e shiptarëve….!” Fëmijët nga kjo “skenë” e rëndë, i qitën të gjitha paratë e fshehura. Sabitit ia morën 300 DM, ndërsa të tjerët nga 100 e më tepër. O Zot! Dy paramilitarë serbë, të maskuar, dolën nga “Golfi” i Arbenit. Ia kishin marrë makinën në rrugë. Këta dy “gjaksorë” sikur deshën ta shfarosin popullatën e zhvendosur. I plaçkitën të gjithë me rend. Aty morën jo vetëm DM, por dhe stoli ari nga gratë shqiptare.

Pakkush që nuk u grushtua e që shpëtoi pa asnjë therrë në këmbë. Kolona e banorëve lëviste, por ecja ishte e ngadalshme. Kur arriti në Pozharan, të gjithë familjet i kishin çelur dyert e oborreve. Ata me shimbje na shikonin dhe na thoshin: “Ejani në shtëpinë tonë. Ka vend, o vëllezër, motra…!” Ne, – shton Sabit Haziri, – u afruam te Sabri Xhava, tash i ndjerë. Ai kishte dalë te dyert dhe i fshinte sytë. Kur na pa, na afroi strehim e qëndrim në familjen e tij.

Ishte ora 22 e mbrëmjes. Erdhi lajmi jo i mirë, se forcat serbe, dj më 15 prill (1999), në Zhegoc kanë vrarë shumë njerëz e ushtarë të UÇK-së. Gumëzhinte fshati Pozharan nga njerëzit. Thanë “Në Zhegoc i kanë vrarë shumë veta. Kjo ishte e vërtetë. Atë ditë, forca çetnike serbe, në Zhegoc, i vranë Naser Azemin, Afrim Gagicën, Shahin Baftiun, Ibrahim Pacollin, Muharrem Bajramin, Fadil Jakupin, Enver Miftarin, Alban Ajetin, Pajazit Ahmetin, Ibrahim Jahirin, Tefik Zymberin, bashkëshorten e tij (por edhe nxënës e autorit të këtij shkrimi) Hanëmshahe Abdullahun Zymberin, Kastriot Baftiun, Sahit Baftiun dhe Bashkim Selishtën.

Në këtë ditë, edhe në Gjylekreshtë të Vitisë, i vranë gjashtë vetë dhe disa të tjerë i kanë plagosur. Ishte kjo një ditë që vërtet nuk harrohet dot në jetë. Ishte 15 prilli i vitit 1999, datë shumë e dhimbshme e tragjike për popullatën shqiptare. Këtu, në Pozharan, komuna e Vitisë, thanë se kanë qëndruar afro me mijëra veta nga Radivojci, Zhitia, Devajva, Cërnica, Malisheva, Mogilla, Ramjani, Petroci e fshatra tjera. Mulliri i këtij fshati “Bereqeti”, në Pozharan, ka punuar tërë kohën e luftës. Edhe atyre njerëzve që u mungonte buka, pronarët e këtij mulliri u kanë ndihmuar duke u dhënë miell falas. I deroftë Zoti këta bamirës të Pozharanit! Thonë: “Miku i mirë, shihet në ditët e vështira”. Pozharani u tregua fshat bamirës dhe human në kohën e rëndë të popullit tonë. Ju lumtë, pozharanas!/Tefik Selimi

You Might Also Like