OPINION

ShBA-të duhet t’ia heqin vizat Kosovës

 

Edhe pse gjatë gjithë kohës është punuar dhe janë plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave drejt BE-së për Kosovarët, një hap i tillë nga BE-ja siq duket nuk do të ndodhë edhe për një kohë të pacaktuar. Përpjekjet e shumta nga Qeveria e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, nuk janë marrë shumë seriozisht, edhe pse Kosova kishte arritur t’i plotësonte kriteret me numër më të madh kundrejt shteteve të pranuara dhe atyre që u janë hequr vizat. Tani, po të hedhim një sy shtetit mik të Kosovës, ShBA-së, dhe hapat që ky vend ka ndjekur për t’a vënë Kosovën në programin e heqjes së vizave, shohim se nuk ka diqka që shihet në horizont. ShBA-të si vendi me ndikimin dhe përkrahjen më të madhe nga Kosova, vend që ka bashkëpunuar dhe ka ecur hapave të përshkruara nga ShBA-të, me ç’rast edhe ka arritur në një fazë të re, ku i duhet një ndihmë ekonomike, zhvillim në shumë fusha dhe programe, diversifikim në produkte dhe materiale të ndryshme p.sh., në Shëndetësi, Arsim, Teknologji, sisteme strukturore dhe shumë fusha të tjera. Kjo do të arrihej me hejqen e vizave ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, njëkohësisht duke e shtyrë dhe bërë trysni edhe ndaj BE-së për një veprim të tillë. ShBA-të dhe Kosova nuk duhet të kenë pengesa në lëvizje mes dy vendeve. Heqja e vizave do t’a ndihmonte Kosovën dhe ekonominë e saj që nga bërja publike e një vendimi të tillë. Produktet e Kosovës, që tani për tani nuk janë e një sasie që do të përmbushnin nevojat dhe kërkesat nga shumë vende të botës, në këtë rast edhe nga ShBA-të, gjithsesi do t’a shtynin vendin dhe ekonominë në drejtimin e duhur. Orientimi gradual në prodhim dhe në shërbim do t’i jepte Kosovës infuzionin e parë dhe këndellja do të vërehej që nga fillimi, dhe për disa vite vendi do të kishte edhe rritjen ekonomike të përshtatshme për një mirëqenie më të mirë për qytetarët e saj.

Autor: Msc. Skender Berisha

 

You Might Also Like