Gjilan

Shoqata “Pogragja” nis meremetimin e Urën e Kadrisë

Shoqata “Pogragja” nis meremetimin e Urën e Kadrisë

Pas shumë aksioneve e punëve të kryera gjatë këtij viti nga Shoqata “Pogragja”, të premten kanë filluar punimet për meremetimin e Urës së Kadrisë, urë kjo që lidh fshatin me pjesën tjetër matanë lumit ku shtrihet shumica e tokës së punueshme të pogragjasve.
Ka qenë iniciativa e kryesisë së Shoqatës “Pogragja”, që kjo urë e ndërtuar në viteve 1979/80, të rinovohet dhe kështu t’i zgjatet afati i qëndrueshmërisë edhe për shumë vite tjera.
Punimet për rinovimin e Urës së Kadrisë do të kruhet nga ndërmarrja “ETI-Ndërtim” dhe sipas udhëheqësit punimet do të kryhen në afat prej dhjetë ditësh.
Sipas tij, baza e deritashme e Urës së Kadrisë ka qenë e gjerë 3.6 metra me anësore, kurse pas meremetimit ajo do të zgjerohet në 4 metra, duke krijuar kështu edhe mundësinë e ecjes lirë edhe për këmbësoret pasi asaj do t’i shtohet edhe anësoret mbrojtëse, të cilat nuk i ka pasur asnjëherë.
Kryesia e shoqatës “Pogragja”, thanë se kështu po nis realizmi i një premtimi të dhënë nga shoqata në Kuvendin e kaluar të shoqatës.
Në emër të shoqatës “Pogragja”, kryesia e shoqatës kanë falënderuar të gjithë pogragjasit që kanë ndihmuar me mjete shtesë për meremetimin e kësaj ure që është e një rëndësie të madhe për Pogragjen.
Shoqata u bën thirrje pogragjasve që mos të kursehen në dhënien e ndihmës për realizimin e këtij projekti dhe projekteve tjera që do të realizohen në të ardhmen, në mënyrë që Pogragja sikurse deri tash edhe në të ardhmen të jetë model i organizimit për pastërti, mirëmbajtje të fshatit dhe realizim të shumë projekteve nga shoqata si dhe projekteve në bashkëpunim me komunën e Gjilanit.
Ndryshe, meremetimi i Urës së Kadrisë, përfshirë këtu edhe anësoret mbrojtëse do të kushtojë rreth 5 mijë euro, mjete të cilat janë dhënë nga bashkatdhetarët tanë vullnetarisht ndaras anëtarësisë vjetore që paguajnë ata për shoqatën.
Gjatë muajve të parë të këtij viti, sidomos gjatë kohës së mbylljes për shkaka të pandemisë COVID-19, shoqata “Pogragja” në bashkëpunim me Këshillin e fshatit ka organizuar tri aksione humanitare, duke i dalë në ndihmë me gjëra ushqimore 71 familjeve në nevojë në fshat në vlerë mbi 2 mijë euro.

You Might Also Like