Futboll

Si e përjetoi titullin e kampionit, ish-kryetari i “Intelektualëve” Erkan Mustafa

 
Titulli i kampionit të Dritës për herë të dytë në historikun e saj që nga themelimi i vitit 1947, shumë dashamirë të futbollit e në veqanti tifozët e saj të flakët i ka bërë me emocione të veqante të paharruara.
Për ish-kryetarin e “Intelektualëve”, Erkan Mustafa, i cili për 6 vite ishte tifozi dhe njeriu që organizoi gjithcka që lidhej me “Intelektualët”, por fati i jetës së tij tani afro 4 vite e ka detyruar të merr rrugën e “gurbetit” në Gjermani.
Mustafa është njeriu i cila ka bërë shumë për “bardh e kaltërtit” e Dritës, një gjë të tillë më herët e kishin bërë gjyshi e babai i tij që tërë jetën ja kanë kushtuar
sportit dhe tifozëve.
Mustafa në ndeshjen e fundit me Prishtinën, kishte emocione tejet të vështira gjatë 90 minutave të ndeshjës.
” Kam qenë shumë keq me emocione, ishim në prag të titullit por në ndeshje vendimtare asnjëherë nuk i dihet, zemra për cdo minut më rrihte shumë gjithë mendjen e kisha te tifozët “Intelektualët”, e disha me shpirt gjendjen e tyre emocionale por ata u treguan të mëdhej ashtu siq duhet të jemi, treguam profesionalizëm të lartë i treguam Kosovës e më gjërë se qka është tifozëria, futbollistët treguan angazhim dhe i përgëzoj për këtë, kur mbaroi ndeshje për 10 minuta lotët më shkonin si rrëke, gjithcka më dilte përpara për të mirë e për të keq. Jam shum krenar që jam pjesë e kësaj ushtrie të madhe, këtë e kam trashigim nga gjyshi e babai, ndërsa të gjithë ata që e kanë në zemër Dritën dhe jetojn me ngjyrat “kaltër e bardh”, nga zemra ju uroj titullin e kampionit”, ka bërë të ditur Erkan Mustafa.
Mustafa nuk ka mundur të jetë në Pejë afër “Intelektualve” në këtë ndeshje, për shkak se ende nuk e ka përfunduar qështjen e statusit të tij në Gjermani por siq thot ai shumë shpejt edhe kjo qështje do të përfundon, ndërsa sipas kërkesave të “Intelektualëve”, pritet që Erkani prap të merr timonin e të parit tek “Intelektualët”.

 

You Might Also Like