Futboll

Thaçi: Fitore që na jep siguri për vazhdimin e kampionatit

Flamurtari ka arritur një fitore të madhe ndaj Dritës, kurse kryetrajneri Arsim Thaçi është ndarë shumë i kënaqur me rezultatin. Ai ka deklaruar:

“Është mirë që për dy ndeshje mblodhëm gjashtë pikë. Tashti hymë më të relaksuar për ndeshjet në vijim. Ne e respektuam kundërshtarin, por e pamë që mund të bëjmë edhe më shumë dhe në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë. Lojtarët tanë u angazhuan shumë, u liruan nga presioni dhe patën edhe raste të tjera të mira shënimi. I përgëzoj lojtarët dhe kjo na jep një siguri më të madhe për vazhdimin e kampionatit”.

You Might Also Like