Sporte të tjera

U mbajt Kampionati Individual i Kosovës në Badminton

Të dielën, më 15 dhjetor 2019 u mbajt në Prishtinë  Kampionati Individual i Kosovës në Badminton, në të cilin morën pjesë 60 garues të 6 klubeve të Kosovës: Arbëria- Kamenicë, Gjilani, Don Bosko – Gjilan, Ulpiana-Prishtinë, Prishtina dhe Dardania – Pejë. Para fillimit të kampionatit me një fjalë rasti u paraqit kryetari i ri i Federatës së Badmintonit të Kosovës, prof. Lulzim Haziri, ndërkohë që u bë edhe një minutë heshtje në shenjë nderimi të ish – kryetarit të kësaj federate, Jeton Nebiu, që kohë më parë ndërroi jetë.

Në pesë kategori (U-11,U-13,U-15,U-17,U-19) për djem e vajza u shpalos një rivalitet i denjë për tri vendet e para.

Rezultatet U-11, djemtë: Jon Elsati, Don Bosko – Gjilan, Gent Aron Ibrahimi, Don Bosko – Gjilan.

U-13, vajzat: Fiona Morina , Arbëria – Kamenicë, Elona Malaj, Dardania –Pejë dhe Amanda Muqkurtaj, Dardania – Pejë.

U-13, djemtë: Enis Hasani nga Prishtina, nuk pati konkurrencë.

U-15, vajzat: Alkana Morina, Arbëria – Kamenicë, Dea Nikqi, Dardania – Pejë dhe Gerta Gashi , Dardania – Pejë.

U-15, djemtë: Lorik Morina, Edion Morina dhe Arxhend Basha, që të tre nga Arbëria –Kamenicë.

U-17, vajzat: Olsa Zymberi, Don Bosko, Arjanita Morina, Arbëria – Kamenicë, Sumeja Morina, Arbëria – Kamenicë.

U-17, djemtë: Meridian Selimi nga Prishtina ishte pa konkurrencë.

U -19, vajzat: Era Azem, Ulpiana –Prishtinë, Arbnora Basha dhe Elona Qehaja, të Arbërisë së Kamenicës.

U-19, djemtë: Rinor Gllareva, Ulpiana – Prishtinë, Leon Thaçi dhe Gentian Kallaba të Arbërisë së Kamenicës.

You Might Also Like