KRONIKË E ZEZË

U zunë duke blerë vota

 

Aktakuzë kundër 4 personave për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve dhe dhënie ose marrje të ryshfetit lidhur me votimin

 

Gjilan, 28 Tetor 2021 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurve M.K., A.D., A.T. dhe Xh.B., për shkak të veprave penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ dhe ‘’Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Sipas aktakuzës, të pandehurit M.K. dhe A.D., më 16 Tetor 2021, rreth orës 18:30 minuta në Kllokot, kanë cenuar përcaktimin e lirë të votuesve, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike të votuesit-tani të pandehurit Xh.B., në këmbim të votave.

 

Në këtë mënyrë, të pandehurit M.K. dhe A.D., kanë kryer veprën penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’, të KPRK-së.

 

Ndërsa, i pandehuri A.T., i ka dhënë para në shumë prej 200 € të pandehurit Xh.B., me qëllim që i njëjti të siguronte 10 vota për kandidat për kryetar të komunës së Kllokotit.

 

Me këto veprime, i pandehuri A.T., ka kryer veprën penale ‘’Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin’’, të KPRK-së.

 

Gjithashtu edhe i pandehuri Xh.B, akuzohet për veprën penale ‘’Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin’’, pasi ka pranuar para në vlerë prej 200 €, nga i pandehuri A.T.

 

You Might Also Like