Viti

Vitia në koordinim ditor kundër pandemisë

 Komuna e Vitisë po vazhdon aktivitetet dhe koordinimin në baza ditore për t’u përballur me gjendjen e krijuar pas përhapjes së pandemisë me Koronavirus.

Komiteti komunal për emergjenca dhe shpëtim i kryesuar nga kryetari i komunës Sokol Haliti, po mban takime të rregullta dhe po e përcjell situatën me vëmendje të shtuar si dhe po merr detyra të reja në bazë të rrethanave dhe nevojave të krijuara.

Ekipi ndërlidhës i KFOR-it amerikan (LMT) ka takuar edhe sot kryetarin Sokol Haliti me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme. Ata e kanë përgëzuan kryetarin Haliti dhe Komitetin emergjent për punën e palodhshme që po bën në menaxhimin e situatës.

Ndërkohë Kryqi i Kuq ka vazhduar shpërndarjen e ndihmave që i kanë ofruar donatorët e ndryshëm. Poshtu u njoftua që këshilltari komunal Vebi Rama ka ndihmuar 100 familje me nga 25 kg miell.

Komiteti komunal për emergjenca dhe shpëtim iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e kufizimit të lëvizjes dhe të mos grumbullohen shumë si dhe të mbajnë distancën shoqërore. Aziz Zuka

You Might Also Like