Futboll

Vjen përforcimi i katërt i FC Drita

Drita nuk e ka ndërmend të ndalet. Klubi bardh e kaltër nga Gjilani ka angazhuar edhe përforcimin e katërt këtë dimër dhe edhe ky futbollist vije nga KF Hajvalia. Gëzim Gashi është emri më i ri në FC Drita dhe një gjë të tillë e ka bërë të ditur Fisnik Kërceli, zyrtar në FC Drita. Pasi ka rikthyer Armend Kastratin dhe Betim Halimin, FC Drita ka angazhuar edhe Qëndrim Sejdiun dhe tashti së fundi edhe Gëzim Gashin.

Drita në stinorin pranveror synim e ka mbijetesën në elitë dhe garat për kupë.

You Might Also Like