Gjilan

Vlerat e UÇK-së janë të shenjta

Flurim Arifi, kandidat për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan, ka vazhduar aktivitetet në terren, kësaj radhe ai me bashkëpunëtorë ka vizituar Shoqatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

 

Padyshim që  formimit të Ushtrisë së Kosovës, në veçanti iu kanë gëzuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash veteranë të luftës, të cilët, pas dëshmorëve të kombit, janë të parët kontribuesit  më të mëdhenjë dhe themeli i ushtrisë sonë.

“Duke qenë koshient për këtë fakt, unë me bashkëpunëtorë e mi nga dega e PDK-se në Gjilan, me këtë rast bëmë një vizitë në selinë e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me ç’rast u pritëm me ngrohtësi nga U.d. i kryetarit të kësaj shoqate, z. Milazim Miftari po ashtu me bashkëpunëtorët e tij”, ka thënë Arifi, që ka shtuar se vlerat e UÇK-së janë të shenjta dhe si të tilla kemi obligim partiak, qytetarë e kombëtar, ti ruajmë e ti kultivojmë, mbi bazën e të cilave duhet parë dhe ndërtuar Ushtrinë e Kosovës.

 

You Might Also Like