Sport Club Gjilani ka njoftuar se dy futbollistë të talentuar nga grupmoshat e akademisë së tyre, Ermal Sadiku dhe Leart Kerqeli, janë bashkuar zyrtarisht me ekipin e parë.
Sadiku, i cili luan në pozitën e mesfushorit dhe Kerqeli, sulmues krahu, kanë qenë pjesë aktive e fazës përgatitore të ekipit të parë që nga dita e parë, përfshirë edhe kampin veror të zhvilluar në Bansko.