ARSIMI

1360 nxënës të Gjilanit i nënshtrohen testit të arritshmërisë

 

Gjilan, 31 maj 2019 – 1360 nxënës të klasave të nënta të Gjilanit, në shtatë qendra, i janë nënshtruar testit të arritshmërisë nën monitorimin e administratorëve.

 

Procesin e kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Gjlanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazim Gagica.

 

Haziri është njoftuar se mbarëvajtja e testit ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe nuk është raportuar asnjë problem.

 

Kreu i Gjilanit tha se pret rezultate të larta nga nxënësit, duke e pasur parasysh faktin se tashmë kjo komunë ka pasur ngritje në këtë test në vitet e fundit.

 

“Ky është një përcaktim final i nxënësve sepse rezultatet nga testi i sotëm, nxjerrin profesionet e tyre dhe orientimin drejt tregut të punës. Suksese të gjithëve”, ka thënë Haziri.

You Might Also Like