ARSIMI

Në Universitetin e Sarajevës, dr. Naser Morina mbrojti temën e disertacionit të doktoratës

Në Universitetin e Sarajevës – Fakulteti i Ndërtimtarisë  në Departamentin e Konstruksioneve, pas një pune të gjatë hulumtuese, me sukses të lartë ka mbrojtur disertacionin e doktoratës gjilanasi Naser Morina, i cili është promovuar doktor shkence në këtë lëmi teknike, e cila në Kosovë është në mungesë.

Është kjo një e arritur e madhe për shkencën tonë, të cilës i është shtuar edhe një njeri i zoti, i cili me punë të palodhshme e me përkushtim është ngjitur në majat e shkencës.

Vetë tema e mbrojtur “Hulumtimi i shkaqeve të dëmtimit të urave të betonit në rrugët shtetërore të Republikës së Kosovës, si dhe ndërmarrja e masave për minimizimin e tyre”, në Universitetin e Sarajevës, Fakulteti i Ndërtimtarisë – departamentin i Konstruksioneve, ishte tejet sfiduese, e cila kërkonte një hulumtim të gjerë e të thellë, të cilën dr. Naser Morina e arriti me plot sukses.

Është pikërisht dr. Naser Morina ndër të parët në Kosovë që i është qasur kësaj teme dhe që komisioni vlerësues nga profesorë eminentë në Sarajevë e ka vlerësuar lart punimin, por edhe mbrojtjen e disertacionit, kurse profesor Morina është në ndër doktorët e parë në Republikën Kosovës që iu ka qasur studimit të menaxhimit dhe dëmtimit të urave të betonit në Republikën e Kosovës.

“Menaxhimi dhe problematika e studimit të urave nga betoni i armuar është një problem kompleks dhe Republika e Kosovës ka ngecur në këtë aspekt nga vendete rajonit për gjetjen e një sistemi adekuat të menaxhimit”, thotë dr. Naser Morina, i cili tashti pritet që përvojën dhe studimin e bërë t’a bartë tek gjeneratat e reja në Kosovë në ndonjërin nga Universitetet tona.

kryelajmi.com

You Might Also Like