Komunikacion

26 ngasësve u shqiptohen masa të ndalimit të mjeteve motorike

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 26.09.2025 – 02.10.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e tridhjetë (1430) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

· Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

· Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e gjashtë (26) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik. Për shkak të lagështisë dhe rrëshqitjes së mundshme të rrugëve, kërkojmë nga të gjithë ngasësit që;

· Të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe motit;

· Të mbajnë distancë të mjaftueshme mes automjeteve;

· Të përdorin dritat gjatë ditës dhe natës;

· Të shmangin përdorimin e telefonit dhe çdo veprimi që shpërqendron vëmendjen gjatë ngasjes.

You Might Also Like