Gjilan

42 vjet nga rënia heroike e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës

Shkruan: Nujar Nevzati
Sot kujtojmë me nderim të thellë dy heronj që zgjodhën lirinë mbi jetën.
Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, të rrethuar nga forca të shumta policore jugosllave, refuzuan dorëzimin.
Ata zgjodhën rezistencën e armatosur dhe nuk u përkulën përballë dhunës.
Pas një përballjeje të ashpër dhe të pabarabartë, të dy ranë dëshmorë.
Rënia e tyre u bë simbol i qëndresës, guximit dhe vendosmërisë për liri.
Ata u shndërruan në figura frymëzuese për brezat e ardhshëm të UÇK-së.
Brezat që, së bashku me aleatët tanë SHBA-në dhe BE-në, na sot e gëzojmë lirinë.
Në këtë përvjetor po e
citoj një fjali nga shoku i ngushtë i Rexhep Malës i cili gjatë luftës së UÇK-së,na pati thënë:
“Po të ishte gjallë Rexhep Mala, s’do të doja më shumë, sepse ai ishte i lindur për luftë.”
Lavdi e përjetshme Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë!

You Might Also Like