Gjilan

Kryetari Alban Hyseni viziton institucionet që punuan në natën e ndërrimit të motmoteve

Natën e ndërrimit të motmoteve, gjersa shumë prej nesh festojmë, është një ekipë e tërë e cila përkujdeset që këtë natë ta zbardhim shëndosh e mirë me familjet tona.
Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit vizituam stafin policor, mjekët e QKMF, repartit të Gjinekologjisë, Emergjencës dhe zjarrfikësit kujdestarë, për t’iu uruar Vitin e Ri 2024 dhe shprehur mirënjohjen tonë për shërbimin e tyre ndaj qytetarëve edhe përgjatë festave.
Faleminderit për punën e palodhshme, heronj!
Gëzuar 2024!

You Might Also Like